UBT

Reagon Enver Shabani, nënkryetari i parë i PDK-së në Gjilan

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në këtë situatë të krijuar pas zgjedhjeve të 17 tetorit ju mund të shërbeheni nga lloj-lloj informate jo zyrtare ose të kafeneve të individëve jokompetent të degës tonë, mirëpo asnjë individ ose zyrtar i Partisë Demokratike në Gjilan nuk mund të vendos ose të përcaktoj ndonjë marrëveshje në emër të degës, andaj kërkoj nga ju që mos të bini pre e këtyre lajmeve të rreme nga individë të caktuar dashakeqe të degës thuhet në reagimin e Enver Shabanit.

Reagimi i plotë:

Njoftim për strukturat dhe aktivistët të PDK-së dega në Gjilan

KKGJILAN

Të nderuara struktura të Partisë Demokratike Dega në Gjilan, të nderuar aktivistë e aktiviste. Unë nënkryetar i parë i degës Enver Shabani ndjej përgjegjësi dhe obligim që të sqaroj para jush dhe opinionit të gjerë, në Gjilan lidhur me procesin zgjedhor të 17 tetorit. Siç edhe jeni të njoftuar për rezultatet zgjedhore, Partia Demokratike në Gjilan ka dalur si partia e tretë dhe që nënkupton që jemi partia përcaktuese për fituesin e këtyre zgjedhjeve në komunën tonë.

Në këtë situatë të krijuar pas zgjedhjeve të 17 tetorit ju mund të shërbeheni nga lloj-lloj informate jo zyrtare ose të kafeneve të individëve jokompetent të degës tonë, mirëpo asnjë individ ose zyrtar i Partisë Demokratike në Gjilan nuk mund të vendos ose të përcaktoj ndonjë marrëveshje në emër të degës, andaj kërkoj nga ju që mos të bini pre e këtyre lajmeve të rreme nga individë të caktuar dashakeqe të degës.

Partia Demokratike në Gjilan ka kryesinë e vetë, kandidaten për kryetare dhe u.d të kryetarit të degës. Ne shumë shpejt do të takohemi si udhëheqësi dhe do të ju njoftojmë me një konfirmim zyrtarë të degës duke i respektuar të gjitha udhëzimet nga niveli qendror. Deri në një njoftim tjetër ju përshëndes dhe ju falënderoj përzemërsisht për kontributin e dhënë në gjithë këtë kohë dhe situatë jo të lehtë të pandemisë./rajonipress/