FITORJA

Reagon edhe Pacolli: Mustafa duhet ta shkarkojë Jabllanoviqin

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Lideri i Aleancës për Kosovë të Re, Behgjet Pacolli, thotë se dita e sotme ishte e vështirë për Kosovën, por se po rrezikohet edhe e nesërmja.Pacolli nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, tha se Kryeministri Isa Mustafa duhet të shkarkojë Ministrin Aleksandër Jabllanoviq.

Lexojeni postimin e plotë të Pacollit në Facebook:

“Kosova sot ndodhet në një ditë të vështirë. Ne të gjithë duhet të punojmë me maturi që e nesërmja të mos jetë po kaq e vështirë sa e sotmja, apo më e vështirë akoma.

Pse Kosova sot gjendet në një ditë të vështirë dhe rrezikohet dhe e nesërmja? Pse kanë munguar përgjegjshmëria dhe reformat sovrane, kam thënë që nga dita e parë e protestave.

Duhet përgjegjshmëri në nivel personal- ministri Jablanoviq do duhet ta japë vetë dorëheqjen.

Duhet përgjegjshmëri në nivel të kryeministrit: nëse Jablanoviq nuk e jep vetë dorëheqjen, atëherë profesor Mustafa duhet ta largojë. Qeveria krijohet nga koalicionet e partive, dhe kryeministri zgjedh vetë se me cilin ministër do të qeverisë. Në çdo vend të botës është kështu.

Duhet përgjegjshmëri dhe nga ana e udhëheqësve të protestës. Protesta ka në themel kërkesa të ligjshme, por kur abuzohet me dhunë, atëherë kemi tejkalim të së drejtës.

Dhe le të vimë tek çështja e Trepçës.

Pse LDK-ja, Vetëvendosja, AAK-ja, disa ekspertë të ekonomisë që sot kanë ardhur tek idetë e mia e kundërshtonin në maj të 2014-ës, projektligjin që e bënte Trepçën kompani publike?

Pse Serbisë i intereson më mirë që kompleksi Trepça të administrohet nga AKP-ja, armikja më e madhe e ekonomisë së Kosovës, sesa të jetë kompani publike?

Serbia s’ka sovranitet mbi Kosovën dhe as mbi pasuritë e saj, por pse ne po e lejojmë që ajo të ketë sovranitet mbi pasuritë tona?

FIDANISHTJA

Pse Vetëvendosja në janar 2015 e ka shndërruar në flamur të protestës kërkesën themelore të ligjit tonë të majit 2014, që Trepça të shndërrohet në kompani publike?

Pse PDK u bind vetëm në maj të 2014-ës për këtë ligj që ne si partnerë të saj e propozonim prej vitesh, ligj që do ta shpëtonte Trepçën?

Pse të gjithë kundërshtonin, apo pse e mbroja unë atë ide që prej 2007-ës?

Pse isha unë autor i platformës që parashikon nga A deri tek ZH shndërrimin e kompleksit Trepça në një kompani publike multimiliardëshe?

A do kishte sot protestë për Trepçën nëse do të kishte miratim të ligjit të AKR-së që në maj të 2014?

A ja vlen të sakrifikohet Trepça vetëm për inat të Behgjet Pacollit? A ja vlen të sakrifikohet pasuria e Kosovës, jeta e qytetarëve për inate personale? A ka dikush turp për këtë?

Trepça kërcënohet dhe sot nga likuidimi me ligjin që u miratua.

– Unë e kam zgjidhjen që i jep sovranitetin Kosovës mbi Trepçën.

– Unë kam zgjidhjen që e bën Trepçën njerën ndër kompanitë më të fuqishme në botë në fushën e mineraleve.

– Unë kam dhe diturinë dhe guximin. Për zgjidhjen e çështjes së Trepçës duhet dituri,guxim dhe veprim në kohën e duhur.

Mjerisht kjo qeveri nuk i ka këto cilësi dhe ka humbur dhe po humbet shumë kohë.” (sic), ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.