Mobi Casa

Reagon edhe Hevzi Xhelili

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas publikimit të lajmeve të rrejshme kinse për grushta në PDK jam i obliguar të njoftoj publikun se nuk ka pasur asnjë konflikt as dhunë e asnjë lloj incidenti. Unë Hevzi Xhelili jam asambleist në Kuvendin Komunal, anëtarë i Komisionit Zgjedhor, isha edhe anëtarë i komisionit për zgjedhjet në rini ku ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Unë jam në këtë proces për ta ndihmuar Partinë jashtë çdo ambicie personale. Kësaj radhe qarqet anti PDK ja kanë huqur komplet duke u munduar të na dëmtojnë nëpërmjet lajmeve të rrejshme, kanë harruar se unë kam një moshë që nuk më lejon të bëj aventura të tilla. Kur kanë qenë kohë të vështira për Kosovën unë jam dëshmuar.

Dua të ju njoftoj se është shpifje ordinere e grupeve që nuk ja duan të mirën PDK-së kur tentojnë që me gënjeshtra të paraqesin konflikte kinse mes grupeve në PDK, kontributi im njëzet vjeçar e dëshmon të kundërtën e këtyre shpifjeve.

Mobi Casa

Zgjedhjet në PDK-në e Gjilanit kanë filluar me një ritëm të jashtëzakonshëm, me interesim të aktivistëve, qytetarëve e veçanërisht të të rinjëve. Në dy kuvendet e para atë të Përlepnices dhe Bresalcit kanë marr pjesë qindra njerëz kjo ndoshta edhe po i frikëson oponencën politike të PDK-së duke i shtyer të prodhojnë shpifje.

Edhe një herë i demantoj fuqishëm duke bërë thirrje që sa më shumë njerëz ti bashkohen PDK-së dhe ti injorojnë shpifjet që vijnë në këtë proces zgjedhor ka thënë Hevzi Xhelili./rajonipress/