GRANDEMALL

Reagon edhe Avdyli: Në PDK po instalohet frika, po vetfrikësohen

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Reagim në lidhje me komunikatën e anëtarëve të kuvendit komunal nga PDK-ja në Gjilan. Pasi që muaji maj ka ikur për sivjet ( në maj mbahet festivali më prestigjioz i kinematografisë botërore në Kanë ), le të pres regjisori vitin tjetër dhe ndoshta merr ndonjë çmim nga ky festival me këtë film, nëse nuk bëjnë ndonjë film tjetër deri atëherë.

Shprehi keqardhjen time për faktin se nga njëra pjesë e opozitës (PDK) është keqkuptuar diskutimi im në seancën e kuvendit komunal në lidhje me filmin e realizuar në shkollën e gjimnazit ka thënë Avdyl Aliu shef i grupit të LDK-së.

Pas reagimeve që ka bërë PDK-ja kanë reaguar Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Avdyl Aliu.

Në reagimin e Avdyl Aliut thuhet se nuk i ka faj askush regjisorit i cili e ka realizuar filmin TRILLER (filmi me batanijet në gjimnazin hollivudian ) dhe kur për herë të parë e shikon vet regjisori frikësohet shumë prej filmit të cilin vet e ka realizuar, jo për faktin se është TRILLER porse është EXTREME TRILLER.

Pasi që muaji maj ka ikur për sivjet ( në maj mbahet festivali më prestigjioz i kinematografisë botërore në Kanë ) , le të pres regjisori vitin tjetër dhe ndoshta merr ndonjë çmim nga ky festival me këtë film, nëse nuk bëjnë ndonjë film tjetër deri atëherë.

Fundamenti

Shprehi keqardhjen time për faktin se nga njëra pjesë e opozitës (PDK) është keqkuptuar diskutimi im në seancën e kuvendit komunal në lidhje me filmin e realizuar në shkollën e gjimnazit.

Kam thënë se aktorët e filmit tash veç i kemi parë (nxënësit në foto me batanije) dhe kam kërkuar që të dihen edhe regjisorët, e kam fjalën për ata të cilët kanë bërë regjinë e këtij filmi duke i përdorur nxënësit, i kanë politizuar ata duke e futur politikën në shkollë dhe kam kërkuar që të ndërmerren masa ndaj tyre (regjisorëve).

Është e vërtetë se kam ofruar idenë time publikisht se si të titullohet filmi. Këtu edhe lind ai keqkuptimi vetëm se nga njëra pjesë e opozitës (ju kujtohet ajo loja “ kush e ka mizën ndër kapuç” ). Ideja ime ka qen që filmi të titullohet “Dikush po lyp dru” .

Unë mbajë përgjegjësi për diçka se si e them, nuk mbajë përgjegjësi për atë se si e kupton dikush atë që kam thënë unë. Filmi në gjimnaz u realizua në kuptim të kërkimit të drunjëve për nxemje, në atë kuptim edhe unë e kam përdorë fjalën “dru”. Pra, fjalën dru nuk e kam përdorë në kuptimtë dajakut, nëse dikush e din që është bërë për dajak mos ta presin atë nga askush tjetër, ata kanë me i dhënë dajak vetës.

Për fund po e huazoj thënien kryetarit Haziri që e tha dje në seancë të kuvendit komunal se nëse kërkoni të garojmë kush po pështynë më larg, ne nuk marrim pjesë në këtë garë ka thënë Avdyl Aliu, shef i grupit të anëtarëve të LDK-së në kuvend komunal në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.