Mobi Casa

Reagon deputetja Bunjaku: Turpi s`ka kufi!

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Qytetarë të Gjilanit, ende pa hyrë nxënësit në objektin e ri të Shkollës së Muzikës, një projekt i zhvilluar veçmas në kohën e Lutfi Hazirit, është bërë hapësirë shfrytëzimi e promovimi partiak nga partia në pushtetin komunal ka shkruar deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.

“Sot më 23 shtator, janë ftuar anëtarët dhe aktivistët e Vetëvendosjes, që të marrin pjesë në prezantimin e kandidatit për Kryetar të Qendrës në Gjilan, gruas aktiviste dhe për kryetar të rinisë. Herët e kapën çdo institucion komunal, arsimor e kulturor, me partiakizëm e nepotizëm. Shumë herët! Turpi s`ka kufi”, ka shkruar Bunjaku./rajonipress/

RCCOLA