Reagon deputetja Bunjaku: Aktet e dhunës janë të kundërligjshme, të tmerrshme dhe të papranueshme

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Deputetja e Parlamentit të Kosovës Valentina Bunjaku Rexhepi ka thënë se sulmi ndaj gruas rome, për së pari e për së dyti, është akt barbar, i papranueshëm dhe flet për nevojën e edukimit të brezit të internetit me shumëllojshmërinë kulturore dhe me tolerancë mbi mënyrat e paraqitjes publike sipas shijeve individuale.

Hidromorava

Aktet e tilla të dhunës janë të kundërligjshme, të tmerrshme dhe të papranueshme! Ky është edhe dështim i shtetit tonë për t’i dhënë mbrojtje dhe siguri edhe pas dhunës për herën e parë! Kjo dhunë duhet ta sensibilizojë çdo institucion. E dënojmë fuqishëm dhunën ka shkruar Bunjaku./rajonipress/