RCCOLA

Reagon Delawie: Progresi i Kosovës i pamundur pa funksionimin e Kuvendit

/ 1 minutë lexim

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka reaguar pas pamundësisë së mbajtjes së seancës së thirrur fillimisht për orën 16:00 e pastaj edhe në orën 22:00. Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Progresi në Kosovës është i pamundur pa funksionimin e Kuvendit të Kosovës.

“Progresi në Kosovë është i pamundur pa funksionimin e Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Delawie.

RCCOLA

Seanca e thirrur sot në ora 16:00 është bllokuar përsëri nga opozita të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës brenda Kuvendit. Kryesia e Kuvendit vendosi që seanca të rifillojë në ora 20:00, por as kjo nuk ndodhi.

Tani është paralajmëruar që seanca të fillojë në ora 22:00.