UBT

Reagon dega e PDK-së: Edhe një marifet “made in LDK” në Gjilan

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Rrogat e shtetit përdoren për nevoja propaganduese të Lutfi Hazirit e të LDK në media private. Komuna e Gjilanit i paguan me rrogë të rregullt të shtetit dy zyrtarë për informim (Ilmi Musliun dhe Ibrahim Ademin) të cilët, e kanë themelue dhe e drejtojnë një portal privat i cili rregullisht i përcjell dhe i promovon aktivitetet e Lutfi Hazirit dhe të LDK-së në pushtet por jo edhe të opozitës thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë i degës së PDK-së në Gjilan

Kjo po i bjen, mirë për zyrtarin, mirë për Luten e për LDK-në. Këtyre, kah ta sillësh po u bjen “shiu n’kollomoq” ama, ky shi, po e “lagë” deri në palcë ligjin për Parandalimin e konfliktit të interesit.

Pra, këtyre zyrtarëve, po u del kohë e mjaftueshme që gjatë orarit të tyre të punës, përveç punëve për komunën, ta mbulojnë edhe portalin e tyre informativ “MediaFokus.info”.
E pse jo, kur nga shteti i kanë rrogat e sigurta e përveç kësaj, inkasojnë edhe të ardhura shtesë nga marketingu (i hatrit të kryetarit) e që vie nga disa biznese dhe ndërmarrje publike.

UBT

Ja çfarë thotë ligji për këtë rast:
Në nenin 6 të ligjit Nr. 06/L -011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, përcaktohet se “Konflikti i interesit lind nga një rrethanë në të cilën zyrtari ka interes privat, që ndikon, mund të ndikojë ose duket se ndikon në kryerjen me paanshmëri dhe objektivitet të detyrës së tij zyrtare”. Ndërsa në nenin 11 paragrafi 1.1, 1.2. dhe 1.3 të këtij ligji, zyrtarit i ndalohet që të kryejë punë të tjera nëse:
1.1. mund të keqpërdorë informacionin zyrtar për interesa private:
1.2. punët e tilla mund të ndikojnë në paanshmërinë e ushtrimit të detyrës publike dhe cenojnë respektimin e parimeve të konkurrencës së lirë:
1.3. angazhime të tilla mund të dëmtojnë reputacionin e institucionit.

Bile, ky portal, edhe sikur ta bënte ekuilibrimin në ndarjen e hapësirës, konflikti i interesit të themeluesit, Ilmi Musliut dhe përfaqësuesit, Ibrahim Ademit është plotësisht evident dhe duhet të sanksionohet nga Agjencia Anti Korrupsion e Kosovës.

Besojmë që AAKK do t`i merr masat e duhura ligjore për sanksionimin meritor të komunës dhe të individëve me qëllim të ç’kapjes së portalit “MediaFocus.info” nga duart e kryetarit të saj i cili po mundohet me i imitue (keq e mjerueshëm) reliktet e diktaturave si rasti i Lukashenkos së Bjelorusisë.

Qytetarë të nderuar,
Shiheni historinë e ndryshimit të emrit të këtij portali dhe bindeni për lidhjen e ngushtë që ky portal e ka me emrin e Lutfi Hazirit, të cilit i shërben ekskluzivisht.
Dega e PDK në Gjilan këtë situatë kaq konfliktuoze e ka përcjellë sot në AAKK dhe pasiqë e kemi krye pjesën tonë të punës, tani e presim reagimin e tij adekuat brenda afatit ligjor thuhet në reagimin e PDk-së./rajonipress/