RCCOLA

Reagon Bleona, thotë se nuk ofroi seks pa pagesë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Këngëtarja jonë e njohur, Bleona Qerreti ka reaguar pas lajmit se ajo ka ofruar seks 24 orë pa pagesë për trajnerin e kombëtares shqiptare, nëse arrin ta çoi ekipin tonë në kompionatin Francë 2016.
Ajo thotë se kurrë nuk e ka thënë këtë.

Ja deklarata e plotë e këngëtares.

Pershendetje te gjitheve! Mora njoftim sot permes perfaqesuesit tim ne Shqiperi, se nje lajm i çuditshem po qarkullon per mua ne mediat e shkruara dhe ato online. Me gjithe respektin qe kam per Kombetaren Shqiptare ne futboll dhe per trajnerin e saj, si pasoje e largimit nga Shqiperia nuk jam fare e azhornuar mbi lajmet nga sporti. Nuk e njoh Gianni De Biasin, vetem sot u ndesha me emrin e tij dhe kurre nuk kam deklaruar dicka per te ne media. Cfaredo qe te keni lexuar, nuk jam une. Ky eshte profili i vetem zyrtar, i certifikuar edhe nga Google. Do doja shume qe te tregoheshit te kujdesshem perpara publikimit te lajmeve te tilla. Me ben vertet per te qeshur shkrimi i publikuar, per nivelin e gazetarise. Lexova mes rreshtave ne lajmin e publikuar se intervista eshte dhene per Albanian American Vision, seriozisht nuk ia kam fare idene se cfare eshte ky televizion, e jo me te kem thene dicka per te. Linku qe po postoj me poshte, eshte perzgjedhur ne menyre te rastesishme nga dhjetera qe e kishin percjelle lajmin.

———————————————

Ekskluzive: Bleona ofron 24 orë seks për Di Biasin nëse Shqipëria kualifikohet për Francë 2016

KKGJILAN

Këngëtarja dhe personazhi i njohur shqiptar Bleona Qerreti ka lëshuar një nga deklaratat më të bujshme të kësaj dekade në televizionin shqiptaro-amerikan Albanian American Vision.

Bleona Qerreti deklaron se në rast se Shqipëria do kualifikohet në eleminatoret e Europianit Francë 2016 ajo do ofroj 24 orë seks falas për trajnerin e përfaqësues kuq e zi De Biasi. Duket pak e habitshme kjo deklaratë e saj LIVE në Albanian American Vision TV por Bleona Qerreti ka deklaruar se premtimin ja ka bërë italianit De Biasi në një telefonatë të drejtëpërdrejt me trajnerin.

E pyetur që “pse Bleona nuk inkurajon futbollistët shqiptarë por vetëm trajnerin italian për fitoret në Francë 2016 Bleona Qerreti përgjigjet: “Duhet ti tregojmë mikpritjen dhe dashurinë shqiptare trajnerit italian që do na udhëheq drejt triumfit dhe suksesit. Futbollistët shqiptar dhe Kosovar janë shumë fshatar dhe duhet të mësohen të jenë më civil dhe social pasi kanë mbetur shumë të prapambetur në mentalitet”.

Mbetet për tu parë nëse deklarata e Bleona Qerretit ka vetëm efekt mediatik apo ajo do e mbaj premtimin. Deklarata e Bleona Qerretit erdhi menjëherë pasi disa pornostaret deklaruan se do orfonin seks për kombëtaret e tyre në rast fitore në Brazil 2014. /opozita.com/