GRANDEMALL

Reagon Arbëri: Po me varrezat ç’patët?

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Asnjëherë nuk kemi menduar që Riad Rashitit dhe PDK-së do t’i pengojnë edhe eshtrat e familjarëve tanë që sot prehen të qetë në varrezat e qytetit, ku ne kemi filluar punimet pas një anashkalimi shumë vjeçar nga po të njëjtit që sot bëjnë shumë zhurmë është përgjigjur Arbër Ismajli ndaj akuzave të Riad Rashitit.

Nga shkresa e drejtuar mediave nga këshilltari Komunal Riad Rashiti, e poashtu edhe Zyrës së Auditorit të brendshëm, për informatën e tij edhe pse është dashur të jetë i informuar, ju kujtojmë se auditimi nuk ka rol hetues, por rol këshillëdhënës dhe atë për menaxhmentin e brendshëm të institucioneve komunale. Kjo është një pasqyrë e qartë për njohuritë e tij bazike mbi funksionimin e sistemit komunal dhe detyrave e përgjegjësive të secilit nga departamentet kyçe ka shkruar në përgjigjene tij Arbër Ismajli.

Për informatën tuaj Riad, Komuna e Gjilanit ka të lidhur kontratë kornizë për “Punë publike në infrastrukturë” e lidhur me datën 26 Shtator 2013, e cila kontratë zgjatë deri me datën 30 Shtator 2016, ku edhe pozicioni i kubëzave të betonit është në këtë kontratë pozicioni VI të tjera ku në pikën VI.1 e kemi pozicionin i cili thotë: Rregullimi i kubëzave të betonit, stabilizimi i terrenit, shtresa nga materiali 0-31.5 shtresa nga tamponi, vendosja e kubëzave dhe ngjeshja e tyre.

Për shkak të degradimit të varrezave të qytetit dhe baltës së madhe e cila krijohet në varreza, e kemi parë të arsyeshme t’i rregullojmë disa rrugica brenda varrezave për qytetarët që kur të shkojnë nëpër varrime dhe vizita të të afërmve në varreza, ta kenë më lehtë rrugëtimin, të pushojnë në ulëset të cilat do të vendosen.

ARKATANA

Pasi që pozicioni i gurëve skajor nuk ka qenë në kontratën e lartpërmendur përmes procedurës së rregullt (Ftesë për kuotim ku më parë janë siguruar të gjitha mjetet për këtë projekt) e kemi përzgjedhur ofertuesin i cili do të bëjë furnizimin dhe montimin e gurëve skajor me qëllim që stazat me kubëza betoni të mos dëmtohen (të stabilizohen rrugicat me qëllim të jetëgjatësisë së tyre).

E udhës kish me qenë që edhe opozita t’i gëzohet kësaj iniciative, por duket se Riadi është duke e vajtuar humbjen e tij dhe të partisë së tij. E kemi mirëkuptuar sepse tashmë i mungojnë disa privilegje që në jetën e tij asnjëherë nuk i ka patur e as që do t’i ketë ndonjëherë.

Asnjëherë nuk kemi menduar që Riad Rashitit dhe PDK-së do t’i pengojnë edhe eshtrat e familjarëve tanë që sot prehen të qetë në varrezat e qytetit, ku ne kemi filluar punimet pas një anashkalimi shumë vjeçar nga po të njëjtit që sot bëjnë shumë zhurmë.

Ia bëjmë me dije Riadit se qeverisja e kaluar gjatë vitit 2013 ka bërë 84 ftesa për kuotime, ndërsa ky pushtet deri me datën 15.05.2014 vetëm 14 të tilla dhe si rezultat ju themi poashtu: Po me varrezat ç’patët?/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.