Mobi Casa

Reagon Ambasada Amerikane: Qeveria nuk na konsultoi për ushtrinë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ambasada e Shteteve të Bashkuara përmes një deklarate ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk i kanë konsultuar sa i përket vendimit për miratimin e pakos së projektligjeve për transformimin e FSK’së. Në një deklaratë për media, Ambasada e SHBA’së në Kosovë, kanë shprehur qëndrimin e tyre lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për miratimin e projektligjit për transformimin e FSK’së në Ushtri.

“Nuk jemi këshilluar për çastin e këtij lajmërimi dhe do të na duhet t’i analizojmë projektligjet për ta kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre”, thotë ambasada, përcjell Express.

Në komunikatën për media shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë e kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për ushtri dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën rreth mënyrës për ta arritur këtë.

Uji Dea

“Ne kemi këshilluar një qasje të matur që e mban Kosovën në përputhje me aleatët tanë në NATO për këtë hap të rëndësishëm.

Përpjekjet tona të disa javëve të shkuara janë përqendruar në ndërtimin e konsensusit të brendshëm për dialogun e rëndësishëm me Serbinë. Vazhdojmë të besojmë se normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është hapi më i rëndësishëm për përparim në të ardhmen e afërt”, thuhet në njoftimin për media nga Ambasada Amerikane në Kosovë.