Uji Dea

Reagon afaristi gjilanas, po rrënohet simboli i ekonomisë gjilanase

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Këto gërmadha nuk janë të kohës së Hitlerit e as të bombardimeve të fashizmit, por janë gërmadha të rrënimit të Simbolit të Ekonomisë së Gjilanit – Fabrikës së Duhanit ka shkruar afaristi gjilanas Tefik Ibrahimi.

Tefik Ibrahimi duke dhënë një histori të këtij gjiganti ka thënë se duhani në Komunën e Gjilanit ka filluar me u kultivue më 1947. “Kombinati është ndërtuar në vitin 1960. Në Kombinat viteve ’80 kanë qenë të punësuar afro 1000 punëtorë. Kombinati ka pasur kooperues anekënd Kosovës. Numri i tyre ka qenë 7 deri 8 mijë. Nëse marrim që çdo familje ka punësuar 5 deri 6 anëtarë atëherë del që kafshatën e bukës dhe mirëqenien e kanë siguruar afro 50 mije veta” ka shkruar Ibrahimi.

RCCOLA

“Sot këtë Kombinat nuk po e bombardojnë fashistët po këtë po e rrënojnë vetë shqiptarët ashtu siç e rrënuan dhe shkatërruan mbare Ekonominë e Kosovës. Politikanët tanë rrejnë kur thonë se e duan Kosovën, e kanë dashtë veç për interesa të veta. Lutem mos ta gëzojnë ose shkurt mos ua pafshin hajrin” ka shkruar Ibrahimi./rajonipress/