RCCOLA

Reagon Abdixhiku pas publikmit të draft-statutit për Asociacion: Është shtet brenda shtetit

/ 3 minuta lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidxhiku ka reaguar pas publikimit të draft-statutit të përpiluar nga Ekipi Menaxhues për Asociacion, të cilin Telegrafi e publikoi ditën e hënë.

Abdixhiku ka thënë se ky draft-statut është më tepër as Asociacion, sipas tij është shtet brenda shtetit, transmeton Telegrafi.

“Dokumenti i draft-statutit, i përpiluar nga Ekipi Menaxhues, e i bërë publik në medie është më tepër se Asociacion dhe është më tepër se Autonomi – është shtet brenda shtetit; Republikë brenda Republikës. Ky draft-statut, në të 67 nenet e në nëntë kapitujt e tij, projekton Federalizimin e Kosovës si koncept të ri organizativ pas shpalljes së pavarësisë”, thotë ai.

Kreu i LDK-së tutje në reagim ka thënë se një trup që nxjerr ligje, nuk ka vend në rregullimin tonë shtetëror.

“Një trup që nxjerrë ligje, menaxhon asete kombëtare, pasuri publike e burime natyrore, një trup që organizon zgjedhje, mbanë referendume e merr kompetenca nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës – nuk ka vend në rregullimin tonë shtetëror e kushtetues. Si i tillë, ai jo vetëm që duhet të refuzohet si bazë negociuese por dhe të refuzohet si ambicie politike. Në Kosovë nuk do të ketë parti, nuk do të ketë qeveri e nuk do të ketë njeri që mund ta pranojë një organizim të tillë”, ka pohuar ai.

Abdixhiku ka theksuar se Asociacioni bëhet vetëm nga institucionet e Kosovës.

Fidanishtja

“Qeveria e Kosovës ndërsa, duhet të marrë pronësinë në procesin vijues. Asociacioni bëhet nga institucionet tona dhe atë vetëm brenda rendit tonë kushtetues. Çdo ikje nga përgjegjësia është dorëzim dhe çdo dorëzim sjellë dokumente e koncepte të tilla; siç ka ndodhur dhe me këtë tani”, është shprehur Abdixhiku në reagim.

Ndryshe, gjatë takimit, të 2 majit një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb, kishte prezantuar draft-statutin për formimin e Asociacionit, por që ishte kundërshtuar nga Kurti.

Telegrafi ka siguruar draft-statutin e Asociacionit në gjuhën angleze.

Drafti posedon 67 nene dhe është i ndarë në nëntë kapituj, si: dispozitat e përgjithshme, çështjet e komunitetit, struktura organizative, anëtarësimi në Asociacion dhe marrëdhëniet ndërmjet komunave anëtare, asetet dhe të ardhurat, format e vendimmarrjes së drejtpërdrejtë, ndryshimet në statutin e Asociacionit, shpërbërja e Asociacionit dhe dispozitat tranzicionale dhe përfundimtare

Aty thuhet se Asociacioni do të jetë një formë e veçantë organizimi, e themeluar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave që jetojnë në komunat që janë pjesë e Asociacionit.

Asociacioni t’i regjistrojë votuesit, të mbajë regjistrat e lindjeve, martesave dhe vdekjeve, do të bëjë një përmbledhje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, kujdesit shëndetësor, e mirëqenies sociale. /Telegrafi/