RCCOLA

Reagon AAK: LDK është parti e mjerë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me në kumtesë, ka reaguar ndaj kumtesës së LDK-së e cila akuzonte AAK-n- zyrtarin e saj Pal Leka.

“Reagimi i fundit dhe gjuha e përdorur në një komunikatë të LDK-së për AAK-në dhe Pal Lekajn, janë mjerimi i kësaj partie dhe njerëzve që flasin në emër të saj!, thotë kumtesa e AAK-së dhe shton:

Mobi Casa

“Zatën nuk mund të pritet më shumë nga një parti e një kryetar i saj, siç janë Isa Mustafa e LDK, të cilët edhe profesorët e doktorët e shkencave i quajn të sëmurë mendor. Nëse Isa Mustafa dhe vartësit e tij, po e shohin fundin e tyre politik, për shkak të gabimeve e paaftësisë për ta qeverisur vendin, është mirë të shkojnë pa e kontaminu më shumë ambientin politik në vend.

Përpjekja e Mustafës dhe e klikës së tij, për të hapur konflikt me AAK-në, nuk është shpëtimi i tyre. Ata tashmë e kanë kundër, një pjesë të madhe, jo vetëm të politikës, por edhe të qytetarëve të vendit! “.