RCCOLA

Reagojnë tregtarët gjilanas: Nuk do të zmbrapsemi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit po përgatitet që të hënën në mëngjes të intervenoj dhunshëm për t`i zhvendosur tregtarët e qytetit të Gjilanit nga vendet e punës nga ku ata sigurojnë bukën e gojës. Pavarësisht faktit që në muajin Mars të po këtij viti nënkryetari i komunës Arbër Ismajli, u zotua para tregtarëve protestues që tregu do të funksiononte normalisht dhe se punimet do të kryheshin në faza në mënyrë që tregu dhe vet shitësit të vazhdonin të mbesnin aktual në ekonominë e qytetit të Gjilanit.

Uji Dea

Në reagimin e tregtarëve thuhet se tregtarët zotohen që nuk do të zmbrapsen deri në jetësimin e zotimeve nga nënkryetari i komunës !
Të nderuara medie, ju lutemi të na ndihmoni që padrejtësitë ndaj nesh, të mos mbeten të padëgjuara kanë shkruar ata në reagimin e tyre./rajonipress/