Uji Dea

Reagojnë “Skifterat”: Pazaret jashtë fushave, mos e shkatërroni futbollin

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Tifogrupi i SC Gjilani “Skifterat”, kanë bërë një reagim në faqen e tyre zyrtare në faceobok, pas ndeshjes se tensionuar ne mes Gjilanit dhe Llapit.

Në reagimin e tyre, ndër të tjera thuhet: Me vëmendje po ndjekim javë pas jave zhvillimet në superligë dhe të fokusuar në mbështetjen e proceseve përbrenda klubit tonë siç dihet tashmë roli ynë për të ndihmuar klubin të dal në binarët e merituar pasi arritëm me shumë vështirësi të afrojmë dashamirë të sportit të cilët ndajnë nga sofrat e tyre për zhvillimin e klubit dhe futbollit në përgjithësi, duke u ballafaquar poashtu me zhgënjimin e mungesës së stadiumeve dhe fushave ndihmëse e një sërë problemesh që përcjellin ecurinë e një klubi profesional dhe një komuniteti sportiv, asnjëherë të vetme nuk i adresuam problemet tona tek Federata, Gjyqtarët apo palët tjera!

Po vazhdonim heshturazi të vëzhgonim gabimet e njëpasnjëshme përsëri pa dashur që vonesat organizative të klubit tonë të ia faturojmë dikujt tjetër, deri dje kur qartazi dhe haptazi në mënyrën më flagrante dhe skandaloze duke përdorur edhe teknologjinë e Var-it u dëmtuam direkt dhe rëndë! Përsëri po heshtnim për të parë reagimet dhe masat e organeve kompetente mbi turpin e dhimbshëm të ndeshjes në Podujevë deri sot kur edhe po ndihemi të ofenduar nga akteri i ngjarjes, gjyqtari Gramos Shala! (Flasin pamjet)

I njëjti, përveç atij referimi skandaloz i cili nuk lejon tjetër konstatim përveç se kur gjyqtari është i korruptuar, mendon ta kaloj tërë këtë me një kërkim falje kinse ishte gabim i momentit!

Uji Dea

Kjo është ofenduese dhe qesharake për të gjithë ata që njohin rregullat bazike të një ndeshje futbolli, prandaj shpallim të padëshirueshëm në gjykimin e ndeshjeve tona gjyqtarin në fjalë, si masa më e vogël që mund të ndërmerret kundrejt nesh!
Vërejtje për gjykime të qëllimshme kemi edhe për gjyqtarë si Valon Bajgora dhe të tjerë të cilët haptas anojnë në gjykimet e tyre me motive të dyshimta!

Apelojmë organet e Federatës, në ndërmarrjen e hapave konkret për të mos lejuar degjenerimin e garës nga ekipe që vetëm duke luajtur futboll nuk janë mësuar!

Në vitin që po jetojmë, të zhvillohet një garë e korruptuar fund e krye, është turp nacional kur njifen sakrificat e gjeneratave të shumta për mbijetesën e futbollit kosovar!

Ne nuk e kemi luksin për të humb dashamirë që dhurojnë mjetet e tyre për klubin tonë, prandaj mos e leni në dorën tonë mbarëvajtjen e garës, mos i dëshpëroni donatorët sepse në fund të dëshpëruar do të dilni vet!
PAZARET JASHTË FUSHAVE, MOS E SHKATËRRONI FUTBOLLIN!
Skifterat, 11.Mars 2024

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.