GRANDEMALL

Reagojnë profesionistët, Gjilani po e humbë zemrën e qytetit, po shkatërrohet hapësira gjelbëruese

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Selvije Mustafa Shefkiu arkitekte thotë se sipërfaqet gjelbëruese paraqesin mushkëritë e qytetit, ide kjo e cila me të madhe qarkullon nëpër botën e civilizuar duke tërhequr vëmendjen për një ndërgjegje të zgjuar humane. Çudi po kujt i shkoi ndermen për me e shkaterru edhe këtë pak sipërfaqe gjelbëruese që ekziston dhe me ngarkue qendrën me rrugë me 4 korsi!!?

Postimi i plotë i Selvije Mustafa Shefkiu

Posaçërisht kjo mënyrë e zhvillimit të qytetit në përgjithësi ka qitur në dritë laramani të konsiderueshme në aspektin e ndërtimit dhe zhvillimit ambiental, me zona, hapësira e rrugë të stërngarkuara dhe në këtë mënyrë ka krijuar një pamje të keqe dhe një identitet negativ arkitektural dhe urbanistik. Kur është në pyetje qendra e qytetit të Gjilanit, ku takohen dhe zhvillohen varietete aktivitetesh, vete shtrirja dhe pozita e qytetit me arteriet rrugore nëpërmes, frekuentimi i lartë i automjeteve, si dhe gatishmëria e qytetarëve për të përdorë ato në mënyrë të pa kontrolluar, duke mundësuar kështu prodhimin e dioksid karbonit në nivele shumë më të larta nga ato të cilat sipërfaqet e mbjellura me drunj do të mund të absorbonin.

UBT

Sipërfaqet gjelbëruese paraqesin mushkëritë e qytetit, ide kjo e cila me të madhe qarkullon nëpër botën e civilizuar duke tërhequr vëmendjen për një ndërgjegje të zgjuar humane. Çudi po kujt i shkoi ndermen për me e shkaterru edhe këtë pak sipërfaqe gjelbëruese që ekziston dhe me ngarkue qendrën me rrugë me 4 korsi!!?

Me siguri jo profesionistët! Po deklarohet që po luftohet me virusin Covid-19!!!, përkundrazi me shkatërrimin e kësaj hapësire gjelbëruese u ngulfatën mushkrit e qytetit ka shkruar arkitektja Selvije Mustafa Shefkiu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.