FITORJA

Reagojnë kardiologët: Arrestimi i mjekut Shpend Elezi, ishte i shpejtuar

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Shoqata e Kardiologëve të Kosovës i është drejtuar me një letër Kryetares së Odës së Mjekëve të Kosovës, Zylfije Hondozit duke shprehur shqetësimet e saj në lidhje me arrestimin e mjekut Shpend Elezi.

Në këtë letër drejtuar kryetares Hondozi, kardiologët shprehin shqetësimin e mënyrës së arrestimit të doktor Elezit, i cili disa ditë më parë është arrestuar me dyshimin se e ka trajtuar në mënyrë të pandërgjegjshme një pacient dhe që për pasojë ai ka ndërruar jetë.

Kardiologët thonë se shembulli i arrestimit të doktor Elezit, nuk është dëgjuar asnjëherë në botë pa u verifikuar fajësia.

“Duke ndjerë dhimbjen për humbjen e jetës së pacientes, duke respektuar dhimbjen dhe shqetësimin e familjes së saj, si dhe të drejtën e familjes për të ndriçuar shkaqet e vdekjes, duke respektuar hulumtimin e shkaqeve të vdekjes së pacientes nga organet e hetuesisë, ne anëtarët e Shoqatës së Kardiologjisë të Kosovës, si dhe anëtarët e Kologjiumit Profesional të Klinikës së Kardiologjisë me Angiologji shprehim shqetësimin tonë të thellë për arrestimin dhe mënyrën e arrestimit të kolegut tonë shumë të respektuar, Prof.Dr.Shpend Elezit”, thuhet në letrën e Shoqatës së Kardiologëve.

Uji Dea

Kjo letër përmban edhe shqetësimet e kësaj shoqate.

“Vdekshmëria në procedurat invasive diagnostike kardiologjike, sipas statistikave ndërkombëtare është deri në 0.1%, ndërsa ato terapeutike invasive rreth 1%, pacientët që i nënshtrohen këtyre procedurave njoftohen për këtë rrezik, dhe firmosin dakordimin lidhur me nënshtrimin ndaj rrezikut deri në humbje jete. Këtë dakordim e ka firmosur edhe pacientja e ndjerë”, thuhet më tutje në letër.

Në shqetësimet e Shoqatës së Kardiologëve thuhet po ashtu se arrestimi ka qenë spektakularë dhe në prezencë të medieve, me ç’rast do të ndikojë në besueshmërinë e pacientëve ndaj mjekëve.

“Veprimi ndaj kolegut konsiderohet nga ne si linçim i veprimit profesional, sepse të gjithë ne ndihemi të rrezikuar në kryerjen e procedurave diagnostike dhe terapeutike invasive, për të cilat ne nuk mund të garantojmë se mund të kryhen pa komplikime deri në humbje jete, ashtu siç nuk garantohet askund në botë”, thuhet në fund të letrës së Shoqatës së Kardiologëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.