Hidromorava

Reagojnë amerikanët, u kërkojnë partive politike ta zbatojnë vendimin e Gjykatës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë reaguar lidhur me cështjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e qeverisë së re pas mocionit të votëbesimit.

SHBA’të u bëjnë thirrje të gjitha partive politike t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Deklaratë e Sh.B.A-ve për vendimin e Gjykatës Kushtetuese Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagim.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. Sipas këtij vendimi, kandidati për kryeminsitër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, mund ta formojë qeverinë. Derisa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka shkelur kushtetuën.

FIDANISHTJA

Të nëntë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë pajtuar për çështjen se dekreti i presidentit nuk është antikushtetues. Sipas tyre, pas kalimit të mocionit, hapet mundësia e një formimi të një shumice parlamentare për ta zgjedhur qeverinë.

Aty thuhet se gjykata vendosi njëzëri që kërkesa e parashtrueseve të kërkesës është e pranueshme.

Më poshtë gjeni vendimet përfundimtarë të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese:

1. Në vlerësimin e Dekretit [nr. 24/2020] të 30 prillit 2020 të Presidentit të Republikës së Kosovës, përmes së cilit “Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, Gjykata, vendosi: (i) njëzëri që kërkesa e parashtrueseve të kërkesës është e pranueshme; (ii) njëzëri që Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës; (iii) me shumicë që Dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës; (iv) njëzëri që të shfuqizohet masa e përkohshme e përcaktuar përmes Vendimit të 1 majit 2020; dhe (v) njëzëri që të refuzohet kërkesa për seancën dëgjimore./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.