ARKATANA

Reagimet e zyrtarëve të Beogradit rreth Deklaratës së këshilltarëve shqiptarë të Luginës…

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këshilltarët shqiptarë të kuvendeve komunale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të shtunën e 14 korrikut, miratuan “Deklaratën politike”, me të cilën kërkohet nga palët pjesëmarrëse në dialogun e Brukselit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, sipas parimit të “Reciprocitetit”, me të drejtat e serbëve në veri të Republikës së Kosovës.

Deklarata politike e këshilltarëve shqiptarë, qëndron prapa Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut (1948), – Konventës Kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave, – Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, – Referendumit të 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992, – Marrëveshjes së Konçulit (2001), – Platformës politike Janarit të vitit 2006, – Masave urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve (Plani 7 pikësh) të Marsit (2013), – Rezolutës së Parlamentit të Republikës së Kosovës Majit (2013), – Vendimit mbi formimin e Asociacionit të shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të Shtatorit të vitit 2015 dhe kjo e fundit “Deklarata politike” e korrikut të 2018, për përfshirjen e Luginës së Preshevës në dialogun e Brukselit.

Kjo Deklaratë politike, ashtu si të tjerat ka ngritur zemërimin e zyrtarëve të Beogradit, duke filluar nga presidenti i shtetit Aleksandër Vuçiq, ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq dhe shefi i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, të cilët një farë mënyre kërcënuan këshilltarët shqiptarë “të mos luajnë me zjarr” dhe sipas tyre ata nuk janë pjesë e dialogut dhe se kërkesat mund t’i zgjidhin në formë ligjore përmes institucioneve e jo duke kërkuar që ato t’ua zgjidh dikush tjetër. Madje, në kuadër të këtyre reagimeve, nuk mbetet pa u cekur se kjo Deklaratë politike e shqiptarëve, vjen në momentet kur po bëhen gati të shpallen zgjedhjen e Këshillave Kombëtare, për të fituar poena politikë!

Eco Higjiena

Në këtë drejtim mungojnë deklaratat e zyrtarëve të Kosovës rreth Deklaratës politike të këshilltarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës, përveç ndonjë subjekti politik, që në parim mbështet një deklaratë e tillë, pa përjashtuar takimet e herëpashershme të lidershipit të kësaj ane me përfaqësuesit legjitimë të Kosovës.

“Jetapress”, mëson se Deklarata politikë e këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, për momentet heshtet nga liderët institucional të Shqipërisë dhe faktorët ndërkombëtarë, duke llogaritur edhe ato të akredituara në Serbi përmes ambasadash të ndryshme./jetapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.