RCCOLA

Reagime tronditëse pas sulmit me thikë kundër Salman Rushdie

/ 3 minuta lexim

Salman Rushdie, vargjet e të cilit çuan në kërcënime pas dënimit fetar me vdekje nga Irani në vitin 1988, është plagosur rëndë në Nju Jork dhe po trajtohet në spital. Reagime të tronditura nga e gjithë bota.

Sulmi me thikë kundër shkrimtarit Salman Rushdie gjatë një aktiviteti kulturor në Nju Jork ka shkaktuar reagime të tronditura. Qeveria amerikane ka dënuar sulmin me thikë kundër shkrimtarit.

“Ky akt i dhunshëm është i tmerrshëm”, ka thënë këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jack Sullivan, sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë.

Të gjithë në qeveri, nga presidenti Joe Biden, zëvendëspresidentja, Kamala Harris luten për shërimin e tij të shpejtë.

New York | Angriff auf Salman Rushdie
Ministrja gjermane e Shtetit për Kulturën, Claudia Roth bëri fjalë për një “sulm kundër letërsisë, lirisë së mendimit”.

“E qartë është tha ajo që gjak ka jo vetëm në duart e atentatorit, por veçanërisht edhe sidomos në ato të regjimit iranian, që deri më sot i mbetet fetvas së tmerrshme kundër tij.”

“Ne jemi shumë të tronditur për sulmin kundër Salman Rushdie”, është shprehur edhe qendra e shkrimtarëve PEN për Gjermaninë.

Fundamenti

Salman Rushdie jeton prej më shumë se 30 vjetësh nën kërcënimin e vdekjes për shkak të lirisë së fjalës. Një sulm të tillë kundër tij deri më sot nuk ka pasur.

Chautauqua | Attentäter Hadi Matar | Angriff auf Salman Rushdie
Sulmuesi Hadi Matar

“Vargjet Satanike”

Sipas të dhënave të policisë Rushdie dhe moderatori janë sulmuar gjatë një aktiviteti, ku po flisnin, se si SHBA është strehë për autorët në mërgim. Një reporter pa se si një burrë u ngjit në skenë dhe filloi të godasë me thikë Salman Rushdi, kur ai u prezantua. Shkrimtari 75 vjeçar, i cili u sulmua nga një 24 vjeçar, Hadi Matar u dërgua me lëndime në qafë në spital me helikopter. Rushdie po mbahet me frymëmarrje artificale dhe nuk mund të flasë. Me gjasë ai mund të humbasë një sy.

Nuk dihet saktësisht motivi i autorit të sulmit që veproi i vetëm, sipas disa të dhënave ai është simpatizues i Iranit. Salman Rushdie që ka lindur në Mumbai në vitin 1947 për shkak të botimit të “Vargjeve Satanike” në vitin 1988 u dënua nga regjimi i atëhershëm i liderit të Revolucionit, Ajatollah Khomeini me një fetva që kërkon vrasjen e shkrimtarti, shkruan dw.

“Vargjet Satanike” zemëruan mjaft myslimanë atëherë në ndjenjat e tyre fetare.