Fundamenti

Reagime të ndryshme në AAK pas anëtarësimit të Veselit në PDK

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, e ka mirëpritur hyrjen e Kadri Veselit në PDK dhe e ka quajtur “moment me rëndësi në politikën kosovare”, sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani ka thënë se qëndrimi i partisë mbetet i njëjti prej vitit 2010.

Qysh atëherë AAK-ja ka ripërsëritur qëndrimin ndaj një koalicioni të mundshëm me PDK-në: Me Ramushin kryeministër dhe pa SHIK-un në PDK.

Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma ka thënë se partia e tij nuk ka asnjë qëndrim lidhur me këtë. “AAK-ja asnjëherë nuk ka diskutuar për një temë të tillë (qëndrimin e AAK-së karrshi Kadri Veselit si anëtar i PDK-së v.j.) dhe nuk e shoh të arsyeshme pse do të duhej që të diskutohej”, ka thënë ai.

Uji Dea

Luma ka thënë se urimi i tij për Veselin është personal. “Ai është një urim i imi personal për hyrjen në politikë të një miku tim, të cilin e njoh moti”.

Por sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Burim Ramadani, ka qartësuar se AAK-ja ka qëndrim dhe ai është i njëjti që e mban prej vitit 2010. Qysh prej atëherë Aleanca ka ripërsëritur vazhdimisht kushtet e saj për një koalicion të mundshëm me PDK-në: Ramush Haradinaj kryeministër dhe PDK-ja pa SHIK.

“Qëndrimi i AAK-së nuk ka ndryshuar që prej të 2010-s dhe ai mbetet në fuqi, prandaj është e padobishme që të ngrihen dilema rreth qëndrimit të saj”, është shprehur ai.(koha)