Fundamenti

Reagim nga Kolektivi i shkollës “Nazmi Hoxha” në Gjilan: Jemi krenar me punën e drejtoreshës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Të gjithë mësuesit e kësaj shkolle ndihemi të fyer dhe të indinjuar nga një deklaratë jo serioze e një këshilltareje komunale, e cila pa asnjë argument plason lajme, të pa verifikuara dhe me qëllime tendencioze ndaj shkollës sonë. Por e keni kotë sepse shkolla jonë është njëra nga shkollat më të organizuara në regjion, një shkollë ku dominon profesionalizmi e përgjegjësia thuhet në reagimin e kolektivit të shkollës “Nazmi Hoxha”.

Lulet për të cilat është ironizuar tani janë blerë nga një mësuese për drejtoreshën e shkollës, me motivin e urimit të datës 7 mars, pra ditës së mësuesit dhe ato lule janë blerë tek një kompani e njohur në Gjilan.

Ne jemi të befasuar se si është e mundur që tani në këtë kohë kur media duhet të jetë e profesionalizuar lansojnë lajme të rrejshme, e tëra kjo për ta diskredituar shkollën tonë e cila është ndër shkollat më aktive dhe më e angazhuar në të gjitha aktivitetet shkollore.

Me ardhjen e drejtoreshës në këtë shkollë gjithçka është kthyer për së mbari, puna, disiplina, përgjegjësia, kolegialiteti.

Mobi Casa

Pse atëherë një këshilltare del dhe flet gjepura për një kolektiv që punon me shumë vullnet, motiv e përgjegjësi.

Asnjë mësues në këtë kolektiv nuk është ndier i fyer, përkundrazi jemi krenar me punën e drejtoreshës, e cila i ka dhënë frymë dhe gjak të ri këtij kolektivi.

Këshilltarja komunale duhet të kërkojë falje publike për këtë gjest shumë të ulët, me një tendencë të panjohur për ne, kurse mediet online që e kanë plasuar këtë lajm të rrejshëm duhet të demantojnë dhe ta thonë të vërtetën, e cila qëndron ashtu siç ju kemi shkruar në këtë reagim tonin në mënyrë kolektive.

Gjilan, 15 mars 2024