Reagim i Kryesisë së Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “GËZUAR” të Gjenevës
Indiferenca e pazakontë e drejtoreshës Zhulieta Sina Harasani na le jashtë festivalit folkorik mbarëkombëtar “GJIROKATRA 2015”.Kryesia e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “GËZUAR” nga Gjeneva përhirë të anëtarësisë së gjer dhe të simpatizueseve të shumtë të këtij Ansambli, ndjenë domosdoshmërinë që të sqarojë shkaqet e mosprezencës në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtarë “GJIROKASTRA 2015” Bazuar në rezultatet tona të deritanishme as që kemi mundur të mendojmë që do të ndodhë anashkalimi dhe eliminimi ynë në heshtje nga kjo ngjarje e rëndësishme kulturore.
Serioziteti dhe përkushtimi në punë dhe dashuria e madhe për artin, kulturën e traditën e të parëve tanë kanë bërë që puna jonë të shpërblehet me mirënjohje dhe dekorata të shumta.
Ansambli ynë është fitues i Festivalit “DITËT E DIASPORËS SHQIPTARE” në Berlin të Gjermanisë, më 2006. Prezantim të paharruar e që ngelet gjatë në mendjet e njerëzve të kulturës është edhe ai në Lyon të Francës, ku në praninë e dhjetëra diplomatëve të botës të akredituar në këtë vend dhe në praninë e shikueseve të shumtë francezë kemi prezantuar vlera të mirëfillta të këngëve dhe valleve tona burimore. I entuziazmuar nga ky sukses Ambasadori Fuqiplotë i Kosovës i akredituar në Paris të Francës, Muhamedin Kullashi, ka shtruar drekë për të gjithë pjesëmarrësit e Ansamblit tonë dhe na ka ndarë mirënjohje. Kurse vitin e kaluar kemi qenë të ftuar nderi në pesëdhjetë vjetorin e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve “SHOTA” të Kosovës.
Edhe në këtë ngjarje madhore kemi dal shumë të suksesshëm. Paraqitjen tonë me notën më të lartë e kanë vlerësuar edhe bilbilat e këngës sonë burimore zonjat e nderuara Nexhmije Pagarusha, Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli. Ndërkaq njëshi i valles shqiptare z. Rexhep Çeliku plot sinqeritet na ka përgëzuar duke na porositur që këto vlera t`i transmetojmë edhe tek gjeneratat e ardhshme. Në Gjenevë ku e zhvillojmë aktivitetin tonë të përhershëm të gjithë i njohin vlerat tona për çfarë shumica e komunave të këtij kantoni në disa raste na kanë mbështetur dhe vazhdojnë të na mbështesin materialisht.
Më 2013 në Gjenevë në festivalin “JAVA NDERKOMBËTARE E TRASHËGIMISË KULTURORE” ku kanë prezantuar gati të gjitha vendet e globit kemi zënë vendin e parë duke kënaqur shijet e të gjithë pjesëmarrësve. Punën tonë të suksesshme e kanë pasqyruar të gjitha Mediet qofshin të shkruara apo vizive. Prandaj mosprezenca jonë në Festivalin “Gjirokastra 2015” na ka indinjuar tepër. Çka është komiko- trishtuesja pa ftesë ka ngelur edhe koreografi ynë i mirënjohur Xhemali Berisha,emri i të cilit njihet jo vetëm në botën shqiptare të folklorit dhe të etnologjisë por, Berisha në lëmin e koreografisë është unikat dhe njihet edhe në vendet e rajonit.
Më 1986 në Dizhon të Francës në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit Ansambli profesionist i Këngëve dhe Valleve “SHOTA” i Kosovës, në mesin e 58-të vendeve të botës nën udhëheqjen e koreografit Berisha pati zënë vendin e dytë duke u shpërblyer me medalje të argjendtë. Prandaj mosprania e njeriut më kompetent në këtë fushë në Festivalin Mbarëkombëtar” Gjirokastra 2015”s, mund të quhet ndryshe veçse krim mbi kulturën.
Ne si Ansambël gatishmërinë për të qenë pjesë e Festivalit “Gjirokastra 2015”e kemi shprehur duke vënë në dijeni Zonjën Zhulieta Sina Harasani drejtoreshë e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik Për Trashëgiminë dhe Diversitetin Kulturor Pranë Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë.
Prandaj peshën e mos përgjigjes dhe injorimin tonë në heshtje e kërkojmë nga zonja Harasani ?!.. Me kusht që opinioni të shohë të vërtetën si shtojcë reagimit tonë po i bashkangjesim edhe komunikimin e producentit të Ansamblit “Gëzuar”të Gjenevës me zonjën Zhulieta Sina Harasani zyrtare e lartë e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë./arif ejupi/rajonipress/


