Fundamenti

Reagim i G2 dhe Lëvizja “Vatra”, qeverisja Haziri tallet me Luginën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Që komuna e Gjilanit është katandisur si mos më keq, kjo vërehet në çdo pore të saj. Komuna e Gjilanit e mbushi qytetin me buste e përmendore të cilat nuk po mirëmbahen fare. Shumë nga to u ndërtuan vetëm sa për t’ia “hequr gajlen”, siç është rasti i freskët i Sylë Zarbincës, i cili duket qesharak si për nga përmasat ashtu edhe nga ngjyra.

KKVITI

Por, më e keqja është se ky busti i këtij luftëtari të shquar u vendos në park aty ku më së shumti glacohet nga sorrat. Nuk është e rastësishme që Lutfi Hazir vendosë bustin nën bimët ku qëndrojnë shpendë të cilët aty ku rrinë edhe glacojnë, shpendëve nuk u zihet për të madhe sepse nuk logjikojnë, por njerëzit që kanë vendosë që busti të vendoset aty çka duhet t`i vën gishtin kokës. Ky bust dëshmon se qeverisja Haziri tallet me Luginën e Preshevës dhe me heronjtë e saj, duke e ndërtuar atë vetëm pas 10 vjet presioni dhe duke e vendosur në një vend tallës. Ai duhet të bëhet me përmasa të duhura dhe mos të vendoset aty glacohet orë e çast thuhet në reagimin e Lëvizja Qytetare “Vatra, dhe G2 i KK Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.