UBT

Reagim i ashpër i Parlamentit Studentor, nuk po trajtohemi si duhet, kërkesë për bojkotim të procesit mësimor

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Parlamenti studentor i Universitetit të Gjilanit kanë reaguar pasiqë asnjëri nga anëtarët e senatit nuk ka pranuar të përballet me ta. Andaj, ftoheni publikisht ÇDO STUDENTË, që nesër të BOJKOTOHEN Ligjëratat/Ushtrimet dhe çdo aktivitet sepse ato organizohen për NE! Ne jemi arsyeja e ekzistencës së Universitetit dhe kërkesat tona duhet të përkrahen e jo të banalizohen nga ata që janë për ne aty thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i Parlamentit Studentor

UBT

Të nderuar studentë,
Sot ishim dëshmitarë që në mbledhjen e ftuar publikisht nuk pranuan ftesën asnjë prej anëtarëve të Senatit të UKZ-së të përballen me Ju!
Sot, u nënçmuat sepse jeni të dobët dhe afati është i të dobëtëve! Nuk u trajtuam në mënyrën që duhet të trajtohen studentët, sidomos kur në formën më demokratike kërkuam sqarim për arsyet që sollën gjendjen në këtë pikë.
Ne u treguam atë çka u tha për ne, afatin dhe trajtimin tonë për këtë pikë në Senat, dolëm në takim me Ju dhe ju kërkuat që të takohemi me anëtarët të gjithë së bashku. Rrjedha e ngjarjes së ditës së sotme, injorimet nga dekanët/senatorët na bënë që në mënyrë unanime të zgjedhim zgjidhjen që nuk do donim asnjëherë, por që mbeti e fundit për t’u bërë!
Andaj, ftoheni publikisht ÇDO STUDENTË, që nesër të BOJKOTOHEN Ligjëratat/Ushtrimet dhe çdo aktivitet sepse ato organizohen për NE! Ne jemi arsyeja e ekzistencës së Universitetit dhe kërkesat tona duhet të përkrahen e jo të banalizohen nga ata që janë për ne aty!
Nuk duam 6qe!!! As 10she pa meritë!!!
Nuk duam të shkatërrojmë Universitet!
Duam trajtim të dinjitetshëm dhe aprovim të kërkesave tona sepse ne do i mbrojmë në çdo formë dhe deri në fund!
Nesër në ora 11:00 hyrja A të gjithë do jemi aty për secilin prej nesh, për të mbrojtur kërkesat tona sepse NE VLEJMË dhe Ju senatorë duhet të ishit për ne!
Studentë, Ne jemi shpirti i Universitetit dhe nesër do e dëshmojmë këtë!
Ne ekzistojmë, madje jemi shumë!!!

Me respekt,
Dritor MEHMETI
Kryetar i Parlamentit Studentor