ARKATANA

Reagim emocionues nga Arbër Hoxha pas eliminimit nga “EURO 2024”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Sulmuesi anësor i Shqipërisë, i cili ka prejardhje nga Kosova, Arbër Hoxha ka reaguar pas eliminimit nga “EURO 2024” me Shqipërinë.

Hoxha ka postuar një shkrim shumë emocionues në rrjetin social “Instagram”, duke përshkruar ndjenjën e përfaqësimit të kombëtares shqiptare.

“Nuk ka sukses më të lartë për një sportist se të veshë dhe të ndjejë ngjyrat më të bukura të kombit tonë, faleminderit tifozëve të mrekullueshëm për këto emocione, unë jam krenar ama shumë krenar që jam shqiptar”, thuhet ndër të tjerash në postimin e Hoxhës.

Hidromorava

Arbër Hoxha luajti vetëm 47 minuta në 3 ndeshje të “EURO 2024” me Shqipërinë, mirëpo saherë u paraqit në fushë ishte elektrizues dhe gjallëronte sulmin e kombëtares kuqezi.

Hoxha aktualisht është pjesë e Dinamo Zagrebin, me të cilin ka kontratë deri më 2027./GazetaExpress/