GRANDEMALL

RDK në Gjilan shumë aktive, qindra të rinj mbështesin Mustafën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari Mustafa merr mbështetje të fuqishme edhe nga Rinia Demokratike e Kosovës në Gjilan, ku të rinjtë kanë organizuar një mbrëmje rinore dhe selia e degës nuk arrinte t`i strehoj të gjithë brenda, ngase numri i tyre ishte shumë më i madh se sa hapësira që ka selia e PDK-së.

Me këtë rast kryetari Mustafa i ka falënderuar të rinjtë për mbështetjen masive që janë duke i dhënë atij edhe për këtë mandat të ri katër vjeçar. Mustafa ka thënë poashtu se besimi i të rinjve është vullnet dhe entuziazëm i madh për të lëvizur përpara proceset. Ju jeni gjeneratori i të gjitha proceseve, ndaj me një mbështetje kaq të madhe nuk diskutohet fitorja e PDK-së.

Ai ka garantuar të rinjtë që në PDK t’i inkuadrojnë edhe të rinjtë e tjerë sepse janë çdo ditë dhjetëra të rinj që anëtarësohen. “Ne në qeverisjen e ardhshme edhe ashtu do të jemi bashkë me të gjithë të rinjtë gjilanas, për t’u takuar në projekte të ndryshme gjatë katër viteve. Ne sonte po marrim këtë mbështetje kaq masive, por ju sigurojmë që qeverisjen do ta bëjmë bashkërisht dhe me dinjitet dhe në shërbim të qytetarëve, familjeve dhe të rinjve gjilanas”.

FITORJA

Mustafa poashtu i ka informuar ata me investimet të cilat janë bërë për rininë, për investimet të cilat së shpejti do të nisin në ndërtimin e objektit modern për rininë, e i cili do t’i përmbushë shumë nevoja të rinisë, projekt që është detajuar për të nisur prapa Entit të Punësimit në Gjilan.

Ndërsa disa të rinj gjatë këtij organizimi kanë thënë se numri i madh i të rinjve ka bërë që selia e degës të mos ketë hapësirë të mjaftueshme për të gjithë të interesuarit. Ata kanë premtuar një organizim edhe më të madh për të rinjtë, në mënyrë që në një ambient tjetër të kemi të gjithë pran vetes. Entuziazmi i tyre mbështetës për Qemajl Mustafën dhe PDK-në nuk diskutohej fare. Jemi të gjithë të bashkuar për mbështetjen e kryetarit tonë Mustafa dhe të PDK-së thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjialn./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.