United Hospital

RC Cola Drita pas shtatë vitesh kërkon rikthimin në Superligë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Basketbollistët e RC Cola Drita nesër duke filluar në orën 17:00 në Palestrën “Bashkim Selishta-Petriti”, do të zhvillojnë ndeshjen e parë finale të Play Off me Istogun, për të kërkuar rikthimin pas një kohe të gjatë në Superligën e basketbollit Kosovar.

Në kampionatin e Ligës së Parë, RC Cola Drita është pozicionuar në pozitën e parë e cila ishte e pa konkurrencë në këtë rang të garave, ndërsa skuadra e Istogut është pozicionuar në pozitë të dytë.

RC Cola Drita në dy ballafaqimet e ka mposhtur rivalin e nesërm Istogun, si mysafirë e ka mposhtur 85:86, ndërsa në Gjilan e ka mposhtur me rezultat 87:85.

Mobi Casa

RC Cola Drita kishte humbur statusin e Superligës në edicionin e vitit 2013/2014, ndërsa gjatë kësaj periudhe kishte kriza të mëdha si në rezultat poashtu edhe me mjete financiare.

RC Cola Drita në gjysmëfinale ka mposhtur në dy ndeshje skuadrën nga Prishtina, Marigona Hill, ndërsa Istogu në gjysmëfinale ka mposhtur me rezultat 2:1 AS Prishtinën.

Finalja zhvillohet me 3 ndeshja, fituesi i kësaj finale do të inkuadrohet direkt në Superligë, ndërsa skuadra humbëse ka edhe një rast, pasi të zhvillon ndeshjen e Play Out me skuadrën e Trepçës së Mitrovicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.