Fundamenti

RC Cola Drita fiton gjysmëfinalen e parë të Playoff-it, mposhtë Marigona Hill

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Basketbollistët e RC Cola Drita në ndeshjen e parë të gjysmëfinales të playoff-it, ka mposhtur skuadrën nga kryeqendra e Prishtinës, Marigona Hill me rezultat 88:82, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt inkuadrimit në Superligën e Kosovës në basketboll.

RC Cola Drita kampionatin në Ligën e Parë e ka përfunduar nga 18 ndeshje të zhvilluara ka pësuar vetëm një humbje, duke u renditur si lidere e kësaj lige, ndërsa Marigona Hill ishte e renditur në pozitën e katërt me 11 fitore e 7 humbje.

Në gjysmëfinalen tjetër takohet Istogu e AS Prishtina për tu inkuadruar në Superligën e Kosovës, skuadra e cila fiton finalen në mes këtyre katër skuadrave inkuadrohet në Superligë, ndërsa finalisti i cili humb takohet me në Play-Out me Trepçën e Mitrovicës.

Basketbollistët e RC Cola Dritës në takimin e parë të gjysmëfinales nuk e patën lehtë për ta mposhtur skuadrën nga Prishtina, Marigona Hill.

Në çerekun e parë në një ndeshje të baraspeshuar mysafirët e përfunduan me rezultat 21;23, poashtu edhe në çerekun e dytë mysafirët e përmbyllin me rezultat 17:27 në këta dy çerek basketbollistët RC Cola Dritës treguan lojë të dobët duke i dhënë mundësi kundërshtarit të zbatojnë lojën e tyre.

Mobi Casa

Në çerekun e tretë basketbollistët “bardhekaltër” tregojnë kualitetin e tyre duke e përmbyll me 35;11.

Çereku i katërt basketbollistët e përmbyllin me rezultat 15:21, në fund të takimit “bardhekaltërtit” ishin ata të cilin e përmbyllën ndeshjen me rezultat 88:82.

Në radhët e RC Cola Dritës më i dalluari ishte Xzavier Barmore i cili shënoi 21 pikë 2 kërcime e një asistë, i ndihmuar nga Arian Memeti i cili shënoi 16 pikë, 20 kërcime e 5 asiste.

Në radhët e mysafireve më të dalluarit ishin Arbnor Haliti me 30 pikë 3 kërcime e 1 asistë, i ndihmuar nga Ilir Hasani 23 pikë, 11 kërcime e 4 asiste./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.