RCCOLA

Ratifikimi i marrëveshjes ecën para, VV-ja paralajmëron protestë

/ 1 minutë lexim

E treta e vërteta. Komisioni për legjislacion me shumicë votash, përjashtuar Vetëvendosjen, të hënën i ka rekomanduar seancës së Kuvendit që ta ratifikojë Marrëveshjen Prishtinë-Beograd por pa Planin e zbatimit.

Kjo njëkohësisht ka qenë edhe kërkesa e kryetarit të Komisionit, Arben Gashi, me të cilin pas dy takimeve janë pajtuar edhe partitë tjera. Gashi ka këmbëngulur që ky aneks të hiqet pasi, sipas tij, një nga pikat e këtij dokument flet për kompetenca të cilat mund t’i marrë një grup i caktuar nga Kuvendi.

Hidromorava

“Nuk mund ta votojmë për një dokument i cili thotë se ky plan është fluid dhe grupet që caktohet të punojnë me të mund ta ndryshojnë këtë plan. Ne nuk mund t’i japim fuqi këtij grupi. Këto punë janë të qeverive. Edhe ashtu ligjet do të vijnë veç e veç në Komision”, ka vlerësuar Gashi (Tribuna).