Eko Higjiena

Ratifikimi i Demarkacionit, pas 3 gushtit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës nuk do ta procedojë Marrëveshjen për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi për ratifikim në Kuvend, para datës 3 gusht, kur pritet të mbahet tryeza mes ekspertëve, deputetëve, shoqërisë civile rreth kësaj çështjeje.

Pavarësisht se javë më parë e kishte futur në agjendë për dërgim në Kuvend, pas kundërshtimeve të shumta, madje edhe nga partneri i koalicionit qeverisës PDK-ja, kryeministri Isa Mustafa kishte tërhequr nga rendi i ditës.

Hidromorava

Ekzekutivi është i vendosur që ta dërgojë për ratifikim Marrëveshjen e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Por, njëherë ka vendosur ta presë mbajtjen e tryezës më 3 gusht, për t’i parë argumentet e njërës dhe palës tjetër e pastaj për ta proceduar në institucionin më të lartë ligjvënës për ratifikim.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, njëherësh ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili ka thënë se nuk e kanë caktuar ende ditën kur do ta procedojnë, por nuk beson para mbajtjes së tryezës për demarkacionin./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.