Uji Dea

Rasti i MTPT-së: Prokurori ka bërë shkelje

/ 5 minuta lexim

Në vazhdim të seancës, avokatët mbrojtës kanë ngritur shqetësimin e tyre lidhur me periudhën e intervistimit të të akuzuarve, të cilët janë marrë në pyetje nga këshilltari ligjor, dhe jo nga prokurori siç është dashur.

Avokatët kanë deklaruar se kjo mënyrë e intervistimit është antiligjore, meqë sipas Kodit të Proceduarës Penale , një gjë e tillë nuk i lejohet këshilltarit ligjor.

“Pavarësisht përgatitjeve profesionale, këshilltari ligjor s’mund ta ushtrojë autoritetin e prokurorit, pasi prokurori është ai i cili bënë hetime dhe interviston. Prandaj këshilltari ligjor s’mund ta ushtrojë profesionin e prokurorit. Pra kjo ka qenë e paligjshme”, ka thënë avokati Tahir Rrecaj.

Prokuroi Picket është mbrojtur duke thënë se, pyetjet kanë qenë të përgatitura paraprakisht, raporton epoka e re. “Ka qenë një listë me pyetje që është bërë”, ka thënë prokurori kur është pyetur nga kryetarja e turpit gjykues.
——
Ka filluar seanca për rastin e MTPT-së, prokurori Johanes Picket ka kërkuar nga trupi gjykues që të këtë parasysh aktakuzën dhe provat. Ai ka kërkuar që të merret vendimi për konfirmim të aktakuzës. Sipas tij kjo lëndë duhet të shkojë me tutje. “Pra të shkohet në procesin e shqyrtimit kryesor”, ka thënë Picket.
Prokuroi ka akuzuar avokatët të cilët sipas tij kanë deklaruar se prokuroria nuk ka prova, raporton epoka e re. “Disa parashtresa të avokatëve janë të papranueshme. Është ironi e trishtueshme kur merren parasysh pretendimet e disa avokatëve që nuk ka prova, dhe se prokuroria është e mbështetur në shkrime të gazetave dhe llafeve në kafe. Prokuroria kërkon që lënda për korrupsion ndal Limajt dhe të tjerëve të trajtohet si duhet”, ka thënë Picket.

Ai ka folur edhe për seancën e fundit, ku sipas tij prokuroria është “sulmuar” nga akuza të ndryshme.

“Para nesh kemi një lëndë të ndërlikuar për korrupsion. Nuk duhet që të harrojmë pse jemi këtu në sallë të gjykatës. Nuk jemi këtu për të përjetuar emocione, por jemi këtu për të kërkuar një drejtësi. Janë thënë shumë fjalë lidhur me nderin i cili duhet të mbrohet. Nëse është prekur nderi i dikujt në seancën e kaluar atëherë është nderi i prokurorisë speciale të EULEX-it. Kemi dëgjuar teori të konspiracionit kinse prokuroria po zhvillon një sulm shtrigash. Është turp që të gjitha këto gënjeshtra janë përhapur në Kosovë dhe jashtë saj. Mua nuk me vjen keq që të sulmohem. Jam mësuar me këto që 20 vjet”, ka thënë Picket.
—–
Në Gjykatën e Apelit sot (e hënë) nga ora 10:00 do të mbahet seanca ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë për rastin e MTPT-së, në të cilën do ta paraqesë fjalën e tij prokurori i rastit, Johanes Picket.

Uji Dea

“Seanca do të mbahet në orën 10:00 në Gjykatën e Apelit. Sipas urdhrit të gjyqtares, sot (e hënë) duhet që prokurori të deklarohet dhe t’ua japë avokatëve provat të cilat nuk i ka dorëzuar me rastin e ngritjes së aktakuzës ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerëve në rastin e MTPT-së”, ka thënë të dielën për “Epokën e re”, avokati i Fatmir Limajt, Tomë Gashi.

Gashi beson se nuk do të ketë konfirmim të aktakuzës pasi, sipas tij, nuk ka asnjë provë e cila mund t’i vërtetojë pretendimet e prokurorit të rastit Johanes Picket ndaj Fatmir Limajt.

“Pas përfundimit të fjalës së prokurorit, gjykatësja do ta caktojë ditën e sjelljes së vendimit, i cili besojmë se do të jetë hedhja poshtë e aktakuzës ndaj Fatmir Limajt, ngase nuk ka asnjë provë që do të mund t’i vërtetonte pretendimet e prokurorit ndaj Fatmir Limajt”, ka deklaruar Gashi.

Në seancën e kaluar të 17 majit, të gjithë të akuzuarit për rastin e MTPT-së janë deklaruar të pafajshëm. Në paraqitjen e tij deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Fatmir Limaj, pati kërkuar drejtësi nga trupi gjykues, raporton epoka e re. “Kërkoj nga ju drejtësi, asgjë tjetër. Asgjë. Kështu mbrohet puna e mijëra njerëzve në EULEX dhe kështu ndihmohet ndërtimi i shtetit ligjor”, pati deklaruar Limaj.

Ai pati thënë se në aktakuzën për të cilën po akuzohet nuk mund të gjendet asnjë dëshmitar dhe provë që mund t’i pohojë ato për të cilat është duke u akuzuar. “Në krejt aktakuzën nuk do të gjeni asnjë dëshmitar që dëshmon atë për çfarë po më akuzon prokurori. Katër vjet Zyra e prokurorit ka shfrytëzuar gjithë logjistikën dhe s’ka mundur të gjejë asnjë provë të vetme për akuzat që i ka ngritur. Asnjë xhirollogari s’mund të gjejë në asnjë vend në botë, as për mua, as për vëllezërit dhe familjen time, për ato që po akuzohemi. Edhe katër mijë vjet nuk mund t’i gjejë (prokurori), sepse nuk ekzistojnë”, pati thënë Limaj, duke kërkuar kështu ndërprerjen e kësaj drame të panevojshme.

Për rastin e MTPT-së, përveç deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, akuzohen edhe dy vëllezërit e tij, Demir e Florim Limaj, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Florim Zuka dhe Gani Zogaj./Indeksonline/