Mobi Casa

Rasti i MTPT-së: Gjykata liron Limajn dhe bashkëpunëtorët për pikat kyçe të aktakuzës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pas tetë vjetësh procedurë gjyqësore, sot Gjykata në Prishtinë shpalli të pafajshëm ish-ministrin e Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limajn, në katër pikat e para të aktakuzës. Të akuzuarit, Fatmir Limaj, Endrit Shala e Nexhat Krasniqi u liruan nga katër pikat kyçe të aktakuzës.

Florim Zuka akuzohet për dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi, ndërkaq u lirua nga pika e pestë e akuzës.

Aktakuza lidhej me asfaltimin e disa rrugëve në Komunën e Gjilanit.

Limaj këtë aktakuzë, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2, më 30 tetor të vitit 2015, e cilësoi të ngritur me urdhër politik. Aktualisht, Limaj është zëvendëskryeministër i Kosovës.

Mobi Casa

Limaj ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale për krim të organizuar, gjatë kohës sa Limaj ishte ministër i Ministrisë së Transportit në vitin 2008.

Në fjalën e tij përfundimtare, Fatmir Limaj, të mërkurën, tha se nuk ka asnjë provë që e implikon atë në korrupsion, pasi siç deklaroi ai, në fjalën e prokurorit, në asnjë shkresë e në asnjë dokument nuk është thënë se ka ndodhur ndonjë keqpërdorim gjatë kohës sa ai ka qenë ministër.

Gjithashtu, ai tha se i është bërë një gjyq publik dhe se njerëz dhe disa media nuk kanë lënë asgjë pa bërë në tendencë për të shkatërruar personalitetin e tij. /express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.