Rasti i Limajt me prapavijë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Avokati Bajram Tmava, i cili në rastin e MTPT-së mbron Nexhat Krasniqin, për të cilin rast është i akuzuar edhe Fatmir Limaj, ka thënë se dikush po tenton që me këtë proces të dëmtojë Limajn si përsonalitet.

“Sipas bindjes sime, dikush po tenton që Fatmir Limaj të dëmtohet, por ndoshta nuk po gjen mjete as mënyrë se si të arrihet deri të kjo çështje.”, ka thënë Tmava.

RCCOLA

Ai ka bërë me dije se klienti i tij, Nexhat Krasniqi, është i pastër për atë çfarë po e akuzon prokurori, shkruan Epoka e re.

Ai thotë se Krasniqi për punën që e ka ushtruar si drejtor i Departamentit të Prokurorit në MTPT është vlerësuar larg nga auditori Gjeneral./Indeksonline/