Hidromorava

Rasti i Kumanovës mund të përsëritet në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ali Rexha, prokuror i Prokurorisë Speciale në Kosovë, paralajmëroi se një rast i ngjashëm si në Kumanovë mund të përsëritet edhe në Kosovë.Ai i bëri këto komente në një intervistë të shkurtër të dhënë për Radio Televizionin e Kosovës.

Rexha sqaroi se i ka ardhur një kërkesë me shkrim nga ana e familjarëve të vrarëve në Kumanovë, për përsëritjen e obduksionit, pasi që familjarët e të vrarëve nuk i besojnë objektivitetit të institucioneve të Maqedoni.

“Sot më kanë ardhur nëntë kërkesa të familjarëve, të nëntë personave që kanë pësuar me jetë në rastin e Kumanovës me 9 dhe 10 maj të këtij viti. Të gjithë këta persona kanë dhënë kërkesë me shkrim te unë, që me i dhënë urdhëresë departamentit të mjekësisë me i bërë obduksion edhe njëherë, për arsye se ata dyshojnë në objektivitetin e institucionit përkatës në Maqedoni.”, theksoi Rexha, transmeton zhurnal.mk

Ai paralajmëroi se një rast i ngjashëm si në Kumanovë, por përgatitet që të ndodh edhe në Kosovë, por informacione më të detajuara për vendin dhe kohën nuk dha, por thjeshtë tregoi se institucionet e shtetit janë në dijeni për disa lëvizje të këtij lloji.

Eco Higjiena

“Unë po merrem me një rast më herët se që ka ndodhur në Kumanovë, me një rast shumë të rëndë që pritet me ndodh në Kosovë. Mirëpo jemi në vazhdën e hetimeve dhe nxjerrjes së provave materiale lidhur me ato. Ne si shtet ligjor do ta pengojmë atë vepër penale, mirëpo jemi duke përcjell se kush është i përfshirë në atë rast edhe çka po duan konkretisht me bo”,theksoi Rexha.

Si dhe ai nuk bëri lidhjen e këtij rasti që pritet të ndodh në Kosovë, me rastin e Kumanovës, lidhje direkt, por sipas tij, personat e përfshirë në Kumanovë, janë të njëjtit që po përgatisin një skenar të tillë edhe në Kosovë.

“Ky rast nuk lidhet me rastin e Kumanovës, por personat që janë të përfshirë në Kumanovë lidhen edhe me këtë rastin që është duke u zhvilluar në Kosovë”,tha Rexha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.