FIDANISHTJA

Rasti i Dobrosinit mbahet “top sekret”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryeprokurori Jetish Maloku tha për rajonipress se ndihen të zhveshur dhe të izoluar nga rasti i Dobrosinit. Edhe pse arrestimet kanë ndodhur në Gjilan ne nuk kemi asnjë informacion meqë bëhet fjalë për një vepër penale me rrezikshmëri të madhe. As policia nuk ka informacione.

Arrestimet e kryera nga EULEX-it për të shtënat në punktin e Dobrosinit para pak ditësh vazhdojnë të mbesin të “fshehura” dhe larg publikut nga EULEX-i, duke mos treguar asnjë informacion rreth këtij operacioni.

Edhe pse arrestimet janë kryer në territorin e Gjilanit as kryeprokurori i Qarkut, as Gjykata e as policia nuk kanë asnjë informacion zyrtarë se kush janë të arrestuarit, për çka bëhet fjalë dhe cili është efekti i këtij operacioni.

Kryeprokurori Jetish Maloku ndihet i anashkaluar në këtë rast. “Ne jemi të zhveshur dhe të izoluar nga çfarëdo informacioni që lidhet me rastin e Dobrosinit. Edhe pse ngjarja është zhvilluar në territorin tonë unë asnjë lajm nuk e kam për këtë aksion. Krejt çka mund të them e di se bëhet fjalë për një vepër penale me shkallë të lartë të rrezikshmërisë që lidhet me terrorizëm” tha për rajonipress Maloku.

Uji Dea

Maloku tha se me rastin e Dobrosinit ka udhëhequr njësia antiterrorizëm nga Prishtina dhe krejt lënda është atje në EULEX.

Edhe zëdhënësi i policisë Ismet Hashani vetëm konfirmoj se rasti i Dobrosinit është udhëhequr nga Prishtina dhe se policia e Gjilanit nuk ka asnjë informacion rreth këtij operacioni.

Ndryshe policia e EULEX-it arrestimin e fundit që lidhet me të shtënat në Dobrosin e ka bërë më 16 tetor ku qenë prangosur tre persona të dyshuar se janë pjesëtarë të një organizate terroriste, e cila e ka marrë përgjegjësinë për tri sulme mbi Policinë e Serbisë në Dobrosin, afër Pikë-kalimit 5 – Dheu i Bardhë.

Sipas të vetmes komunikatë të EULEX-it dy persona dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin e fundit që ka ndodhur më 7 tetor 2012. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.