FITORJA

Rasti i arbitrazheve vulosi dështimin parlamentar

/ 6 minuta lexim
FITORJA

Ky Kuvend skandaloz, në vend se të përfaqësojë qytetarin, mbron mafio-oligarkët e inkriminuar, veprim që u pa më së miri në rastin e mosvotimit të rekomandimeve të deputetes së pavarur, Margarita Kadriu, kundër zhvatjes së organizuar të buxhetit të shtetit, përmes kinse kontestit të fabrikuar ndërmjet PTK-së dhe ‘Z-Mobile’ të Devollëve & Co, sikur edhe të PTK-së dhe AXOS-it.

Haziri: Dështimi i deputetëve për të mbështetur rekomandimet e deputetes Kadriu dëshmon më së miri se sa të painteresuar janë këta deputetë për të mbrojtur interesin publik e shtetëror.

“Legjislatura aktuale e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kohë që e ka humbur kuptimin, shkaku i përfaqësimit skandaloz, pasi të zgjedhurit e popullit, në vend që të përfaqësojnë interesat e popullit që ua kanë marrë votën, janë duke u kujdesur për mbrojtjen e interesave të mafio-oligarkëve të inkriminuar, siç ishte rasti në seancën e fundit, të mosvotimit të rekomandimeve të deputetes së pavarur, zonjës Margarita Kadriu, kundër zhvatjes së organizuar të buxhetit të shtetit, përmes kinse kontekstit të fabrikuar ndërmjet PTK-së dhe ‘ZMobile’ të kompanisë ‘Devolli’, sikurse edhe të PTK-së dhe AXOS-it” , tha analisti Florim Zeq,raporton Gazeta Kosova Sot

Ky Kuvend skandaloz, në vend se të përfaqësojë qytetarin, mbron mafio-oligarkët e inkriminuar, veprim që u pa më së miri në rastin e mosvotimit të rekomandimeve të deputetes së pavarur, Margarita Kadriu, kundër zhvatjes së organizuar të buxhetit të shtetit, përmes kinse kontestit të fabrikuar ndërmjet PTK-së dhe ‘Z-Mobile’ të Devollëve & Co, sikur edhe të PTK-së dhe AXOS-it. Për faktin që edhe kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës, që po vlerësohet ndër më të dobëtat në historikun e parlamentarizmit kosovar, është kapur thellë nga interesat e klientelizmit dhe oligarkisë kriminale të lidhur me politikën, analistët e shohin zgjidhje adekuate të interesit të përgjithshëm publik ndërrimin sa më të shpejtë të kësaj strukture përfaqë- suese të padinjitetshme dhe të papërgjegjshme me një strukturë të re, të dalë nga zgjedhjet e reja. Tanimë ky Kuvend dhe ky përfaqësim skandaloz, në vend se të përfaqësojë qytetarin, mbron mafio-oligarkët e inkriminuar, veprim që u pa më së miri në rastin e mosvotimit të rekomandimeve të deputetes së pavarur, Margarita Kadriu, kundër zhvatjes së organizuar të buxhetit të shtetit, përmes kinse kontestit të fabrikuar mes PTK-së dhe Z-‘Mobile’ të Devollëve & Co, sikur edhe të PTK-së dhe AXOS-it, ku tanimë 30 milionë euro të parave të tatimpaguesve kosovarë do të përfundojnë në xhepat e korporatës ‘Pronto’ & ‘Devolli’. Po të ishin votuar qysh në shtator rekomandimet e deputetes Kadriu, përmes së cilave rekomandime i kërkohet Prokurorisë që të nisë hetimet për të dyja rastet, pra ‘ZMobile’ dhe AXOS, nuk do të rrezikonim 500 milionë euro, nga të cilat tanimë 30 milionë do t’i marrë korporata ‘Pronto’ & ‘Devolli’, derisa edhe Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e planifikuar të këtyre mjeteve, pikërisht për destinim të tillë.

Trekëndëshi kriminal polici-prokurori -oligarkë

Mobi Casa

Absurdi akoma më i madh ndodh me faktin që as Prokuroria e Shtetit nuk po zgjohet që përmes hetimit të të gjithë të inkriminuarve, kundër mafio-oligarkëve dhe zyrtarëve të shtetit që po e vjedhin hapur shtetin me metodën e re të arbitrazhit, të ndërpresë këtë zinxhir kriminal dhe abuzuesit t’i nxjerrë para ligjit. “Legjislatura aktuale e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kohë që e ka humbur kuptimin shkaku i përfaqësimit skandaloz, ku të zgjedhurit e popullit, në vend që të përfaqësojnë interesat e popullit që ua kanë marrë votën, janë duke u kujdesur për mbrojtjen e interesave të mafio-oligarkëve të inkriminuar, siç ishte rasti në seancën e fundit, të mosvotimit të rekomandimeve të deputetes së pavarur, zonjës Margarita Kadriu, kundër zhvatjes së organizuar të buxhetit të shtetit, përmes kinse kontekstit të fabrikuar ndërmjet PTK-së dhe ‘Z-Mobile’ të kompanisë ‘Devolli’, sikurse edhe të PTK-së dhe AXOS-it, tha Florim Zeqa.”Sikur deputetët të ishin në nivelin e përgjegjësisë së tyre, do të duhej qysh në shtator t’i votonin rekomandimet e deputetes Kadriu, me ç’rast nuk do të rrezikoheshin 500 milionë euro nga dyja rastet e sipërpërmendura, pra AXOS-i dhe ‘Z-Mobile’, prej të cilave do të mbeteshin në arkën e shtetit edhe 30 milionë që do t’i marrë korporata ‘Pronto’ me ‘Devolli Co'”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

Zeqa e ka edhe opinionin dhe gjykimin e tij për Prokurorinë e Shtetit që nuk ka vepruar deri tani dhe nuk pritet të veprojë rreth këtij rasti. “Arsyeja e mosveprimit të Prokurorisë së Shtetit e vërteton bashkërendimin e oligarkëve politikë dhe ekonomikë me Prokurorinë, Gjykatat dhe Policinë financiare të shtetit. Pa thyerjen e trekëndëshit kriminal në vend vështirë se do të fitohet lufta në vjedhjen e organizuar të shtetit me metodën e re të ‘arbitrazhit’ të drejtë- sisë ndërkombëtare”, tha Florim Zeqa.

Kuvendi i krimeve ekonomike

Gjykim të tillë, shumë të ashpër, për shpërfilljen e interesit të përgjithshëm publik e shtetëror nga kjo shumicë parlamentare dhe nënshtrimit të tyre ndaj interesave të grupeve kriminale ka edhe analisti Ali Hertica. “Duke u bazuar te verdikti i Tribunalit Ndërkombëtar të Arbitrazhit, ku ka marrë vendim negativ për Telekomin e Kosovës, në të cilin vendim thuhet se Telekomi i Kosovës është i obliguar të paguajë 26.1 milionë euro gjobë, duke përjashtuar interesin e kalkuluar, si dhe dhënien e bllokut të enumeracionit prej 100 mijë numrave shtesë, sipas kërkesës së ‘Z-Mobile’ dhe vendimit të ARKEP, sikurse edhe te vendimi i Tribunalit, thekson se kompanisë ‘Z-Mobile’ duhet t’i jepen edhe shërbimet e 3G dhe 4G. E gjithë kjo del si një qasje tendencioze dhe e skenarit korruptiv e të paligjshëm, paraprakisht të përgatitur, sepse këtu është dëmtuar në mënyrë të tmerrshme interesi i institucioneve të shtetit’, theksoi ai. “Kuvendi i Republikës, apo tani më mirë të themi Kuvendi i krimeve ekonomike dhe i skandaleve që nuk po i sjell qytetarisë asnjë interes dhe perspektivë zhvillimore, është duke përfaqësuar kryesisht mafio-oligarkët e inkriminuat në gjithë ekonominë e shtetit. Është sjellje joracionale rasti kur nuk mbështetet një deputete e pavarur apo deputet, i cili ka vizion dhe me këmbëngulje kërkon mbrojtjen e interesit të qytetarit nga klanet dhe oligarkët e paskrupullt”, potencoi ai.”Deputetja Kadriu dje dha një sinjal shumë të qartë për qytetarin, se si klientelistët qeveritarë po e degradojnë shoqërinë me fabrikimin e zhvatjeve dhe të plaçkitjes së pasurisë së qytetarit edhe përmes grupit ‘Devolli’, i cili po e zhvat gradualisht pasurinë e shoqërisë së bashku me grupin më eklatant ‘Pronto'”, tha Ali Hertica./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.