UBT

Rasti i ambasadorit Berishaj – IKD kërkon nga Qeveria të jap detaje: Qytetarët duan përgjigje

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) po kërkon nga Qeveria e Kosovës detaje sa i përket rastit të ambasadorit, Martin Berishaj, që dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

Lavdim Makshana, hulumtues në KDI, i tha Ekonomia Online se është e padrejtë deri më tani nuk ka pasur ndonjë përgjigje nga institucionet në lidhje me këtë rast.

Sipas tij, do të ishte e udhës që për një person të kontestuar në publik qytetarët të merrnin një përgjigje se a do të duhej të vazhdoj ky zyrtar shërbimin si ambasador.“Ne deri më tani nuk kemi parë asnjë përgjigje institucionale sa i përket dyshimeve për ambasadorin Berishaj, mirëpo çka do të duhej të ishte e udhës në këtë rast do të duhej që të kemi një përgjigje prej institucioneve tona se çfarë po ndodh me ambasadorin Berishaj për shkak se një person i kontestuar në publikë, do të duhej që të merrte përgjigje dhe qytetarët e Kosovës se a duhet të vazhdoj ky zyrtar shërbimin në Slloveni apo të i hiqet mandati i tij si ambasador”, tha ai.

ARKATANA

Kurse sa i përket rastit të zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji, i cili dyshohet se është përfshirë në një aferë ryshfeti, Makshana tha se institucionet e drejtësisë duhet ta zbardhin këtë rast në mënyrë që të vërtetohen dyshimet, raporton EO.

Sipas tij, përderisa nuk ka diçka definitive në këtë drejtim nuk mund të hedhen akuza të rënda edhe ndaj Qeverisë.“Ne dje kemi parë që dyshohet që zëvendësministri i qeverisë Kurti është përfshirë në një aferë korruptove apo në një aferë ryshfeti, mirëpo ende nuk kemi parë diçka konkrete nëse dyshimet e tilla qëndrojnë. Institucionet e drejtësisë e sistemit të drejtësisë si policia dhe prokuroria, duhet ta zbardhin këtë rast në mënyrë që të vërtetohen këto dyshime në qoftë se të njëjtat janë të bazuar. Përderisa nuk ka diçka definitive në këtë drejtim nuk mund të hedhen akuza të rënda edhe ndaj Qeverisë Kurti”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.