RCCOLA

Rasti “Ferizi Petrol”, mund të marrë epilog pozitiv, evidentohen shkelje të shumta ligjore

/ 7 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Hamdi Jashari avokat mbrojtës ka shkruar se në rastin e “Ferizi Petrol” është ndaluar kundër përmbarimi i jashtë ligjshëm, me shumë shkelje ligjore, që shkojnë deri te shkelja e të drejtave themelore të njeriut. Në këtë proces, ka aq shumë shkelje dhe anomali, sa që të njëjtat mund t’i identifikojë edhe një nxënës i vitit të dytë të shkollës së mesme juridike, e lëre më profesionistët ka shkruar avokati Hamdi Jashari.

“Në rastin e njohur si “Ferizi Petrol” që është duke u zhvilluar pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, sot kjo gjykatë doli për të kryer kundër përmbarimin por, fatmirësisht dështoi! Në këtë proces, ka aq shumë shkelje dhe anomali, sa që të njëjtat mund t’i identifikojë edhe një nxënës i vitit të dytë të shkollës së mesme juridike, e lëre më profesionistët! Është për t’u habitur fakti “se si nuk ishin vërejtur këto shkelje nga kompetentët”! Shpresojmë që vërejtjet tona, të dhëna në formë të shkruar, përmes parashtresave, e që deri para pak ditësh as që ishin shikuar me sy por, që sot dhanë efektin e vet dhe kundër përmbarimi i ndalua, do të shqyrtohen me kujdes dhe profesionalizëm nga kompetentët dhe në fund “drejtësia e vonuar të mos harrojë”!!!
Thellësisht jemi të sigurtë në pastërtinë dhe të drejtën e Bekim Mustafës” ka shkruar Hamdi Jashari.

Fatkeqësisht kjo është situata e mjerueshme në Gjykatat tona, drejtësia në Kosovë e Gjilan vazhdon të mbetet shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut. Për rastin e “Ferizi Petrol”, rajonipress ka shkruar duke prezantuar shqetësimet e pronarëve të vërtetë.

Në fakt në vitin 2017 Gjykata Themelore e Gjilanit e kishte vendosur rastin në favor të Bekim Mustafës, duke e cilësuar atë si pronar ligjor.

Po i japim edhe njëherë dy shkrimet e Rajonipress të botuar në periudha të ndryshme kohore./rajonipress/

Pas 14 vitesh, Bekim Mustafës i kthehet pasuria e kontestuar dhunshëm
RAJONIPRESS 07:36, 24 Prill, 2017

Gjilan – Ka përfunduar odisejada e një kontesti pronësor familjar i cili ka zgjatur hiq më pak se 14 vite. Avokati Halit Azemi thotë se ky kontest që përfundojë në favor të Bekim Mustafës është zhagitur dhe shantazhuar nga njerëz të fuqishëm të gjyqësorit në Gjilan, por e drejta dhe drejtësia më më fund triumfojë.

Sipas Aktgjykimit që ka marrë Gjykata Themelore në Gjilan e kryesuar nga trupi gjykues nga Naser Maliqi, Bekim Mustafa tash e tutje do të jetë pronar ligjor i një Moteli, një pompe të benzinës dhe pizeria. E njohur si “Ferizi Petroll” kjo pasuri tani i është kthyer pronarit ligjor shprehet Halit Azemi.

Në fakt kjo lëndë kishte nisur qysh në vitin 2003 për tu shtyrë me vite të tëra. Të paditurit Ekrem Behluli, Reshat, Kadri, Hatixhe, Nazmi dhe Luan Behluli përfundimisht kanë humbur kontestin sepse më 20 prill 2017 lënda tashmë është ekzekutuar dhe pronari dihet tha Azemi.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se Bekim Mustafa është pronar i ngastrës 3951/2 derisa obligohet Ekrem Behluli që t`ia paguaj shumën prej 139 mijë eurove Bekim Mustafës për pompën e shfrytëzuar “Ferizi Petroll” për 127 muaj.

Avokati Halit Azemi thotë se ky proces gjyqësor ka ngritur jehonë dhe ka shprehur interesim për faktin se Bekim Mustafa ishte i pafuqishëm përballë njerëzve të pushtetshëm gjyqësor sa ishte Ymer Huruglica dhe kompania e tij në krye të Gjykatës së Gjilanit./rajonipress/

Shiritohet “Ferizi Petrol”, revoltohen pronarët e vërtetë
RAJONIPRESS 13:27, 26 Gusht, 2017

UBT

Gjilan – Me vendim të Gjykatës është shirituar kompleksi “Ferizi Petrol” dhe kjo ka ndikuar që Bekim dhe Suzana Mustafa të revoltohen në maksimum në organet gjyqësore.

Rasti i quajtur “Ferizi Petrol” ka marrë kahe krejt tjetër pas vendimit të Gjykatës Supreme dhe me vendimin e Gjykatës së Novobërdës që i tërë kompleksi të shiritohet, derisa lënda të marrë vendimin e plotfuqishëm.

Kjo ka ndikuar që vëlla e motër Bekim dhe Suzana Mustafa të revoltohen në organet gjyqësore.”Vërtet nuk e kuptojë si mund të ndodhë kjo në një Kosovë demokratike dhe ku tërë kohën po flitet në emër të ligjit” u shpreh Bekimi.

Bekim Mustafa thotë për rajonipress se do të kërkojë dhe ndjek të gjitha rrugët ligjore për ta mbrojtur pasurinë e babait të tij.”Jemi rritur jetima dhe kemi vuajtur mjaft nga ata që padrejtësisht na e kanë shfrytëzuar pasurinë e babait. Tani në vend që ne ta gëzojmë këtë pasuri, na dalin probleme me njerëz të nëntokës dhe hajna. Definitivisht Gjykatat janë nën çdo nivel. Si është e mundur që kjo pasuri të stopohet dhe si është e mundur që kjo pasuri të kontestohet për plotë 18 vite” shprehet i revoltuar Bekimi.

E, motra e tij Suzana tregohet edhe më e ashpër. “Unë kam me hjek këtë shirit dhe kam me mbrojt nëse është nevoja edhe me vdekje pronën e prindit tim. Ne kemi shumë informacione se prapa tërë kësaj bllokade qëndrojnë njerëz me ndikim dhe autoritet të politikës në Prishtinë dhe na është thënë se dikush i ka marrë edhe 40 mijë euro vetëm për ta kthyer në pikën zero rastin” tha Suzana.

Madje Suzana thotë se këtë rast duhet ta hetojë EULEX-i dhe jo organet vendore. “EULEX duhet të përfshihet në këtë rast sepse kemi të bëjmë me krim të organizuar. Peshqit e mëdhenj të këtij rasti i kanë rrënjët e thella e ne jemi të pakrah dhe të pafuqishëm. Por vetëm një gjë po ua garantojë atyre që po e han djersën e jetimëve se jetën kam me lanë në atë vend e pasurinë e babait kam me kthye në vendin e vet”.

Suzana ka një lutje edhe për Dhurata Hoxhën. “E nderuara ministre veproni me kohë sa nuk është bërë vonë. Ne jemi të pastër si loti sepse po e mbrojmë pasurinë tonë dhe djersën e prindit. Palët tjera po e mbrojnë interesin e mafias dhe grupeve kriminale të nëntokës” tha Suzana.

Ndryshe rasti i “Ferizi Petrol” ishte vendosur në favor të Bekim Mustafës nga ana e Gjykatës së Gjilanit, por Gjykata Supreme e kishte refuzuar duke e kthyer në rigjykim lëndën.

E avokati mbrojtës, Halit Azemi thotë se fatkeqësisht sistemi gjyqësor është kapur nga bandat kriminale dhe individët e grupet e interesit që këtij institucione i shohin si kusuritje për të shpërlarë para nën ombrellën e krimit të organizuar.

Ndryshe sipas Aktgjykimit që ka marrë Gjykata Themelore në Gjilan e kryesuar nga trupi gjykues nga Naser Maliqi, Bekim Mustafa është pronar ligjor i një Moteli, një pompe të benzinës dhe pizeria.

Në fakt kjo lëndë kishte nisur qysh në vitin 2003 për tu shtyrë me vite të tëra.
Në vendimin e Gjykatës thuhet se Bekim Mustafa është pronar i ngastrës 3951/2 derisa obligohet Ekrem Behluli që t`ia paguaj shumën prej 139 mijë eurove Bekim Mustafës për pompën e shfrytëzuar “Ferizi Petroll” për 127 muaj.

Avokati Halit Azemi thotë se ky proces gjyqësor ka ngritur jehonë dhe ka shprehur interesim për faktin se Bekim Mustafa ishte i pafuqishëm përballë njerëzve të pushtetshëm gjyqësor./rajonipress/