Rastet e shumta detyrojnë spitalin të shtojë stafin në Emergjencë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Ardhja e mërgimtarëve dhe rastet e shumta që kërkojnë ndihmë në Emergjencë ka detyruar menaxhmentin e spitalit që të shtojë stafin teknik për 13 veta në mënyrë që të ofrohen shërbime më të shpejta e cilësore tha për rajonipress Abdylatif Latifi drejtor i spitalit.

Kohëve të fundit çdo ditë në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit kërkojnë ndihmë nga 50 deri 60 raste. Ky shtim i numrit të pacientëve ka detyruar menaxhmentin e spitalit që të shtojë edhe 13 si veta pjesë e stafit teknik, raporton rajonipress.

RCCOLA

Abdylatif Latifi drejtor i spitalit tha për rajonipress se ky shtim i stafit teknik ka për qëllim që të ofrojë shërbime të shpejta dhe më cilësore brenda emergjencës. “Ardhja e mërgimtarëve ka shtuar rastet e aksidenteve, pastaj rrahjet e shumta dhe dehjet e tyre të pakontrolluara. Këta 13 veta do të kujdestarojnë natën dhe do të jenë në gjendje gatishmërie” tha Latifi.

Latifi thotë se shtimi i stafit të emergjencës nuk ka kosto të lartë buxhetore. “Për ne është e rëndësishme që të ofrojmë shërbime të shpejta e profesionale mjekësore” tha Latifi. /rajonipress/