Fundamenti

Rastet e reja me koronavirus, IKSHPK-ja rekomandon SHSKUK-në të përgjysmojë të gjitha shërbimet

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar edhe 96 raste të reja me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se nga 439 mostra të marra, 96 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, kështu duke e çuar në 2 mijë e 169 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend, shkruan lajmi.net.

Duke e parë që gjatë ditëve të fundit e pikërisht prej lirimit të masave mbrojtëse kundër koronavirusit janë rritur rastet me të infektuar me sëmundjen COVID-19, IKSHPK-ja e ka rekomanduar Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), që të përgjysmojë të gjitha shërbimet.

Uji Dea

Po ashtu, përmes njoftimit, IKSHPK-ja ka kërkuar nga të gjitha bizneset që të respektojnë të gjitha rekomandimet e dhëna si dhe ua ka bërë me dije qytetarëve që bartja e maskave është obliguese.

“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura. Duke marrë parasysh nevojat e qytetarëve për shërbime shëndetësore, bëjmë apel te punëtorët shëndetësor t’iu përmbahen rekomandimeve të IKSHPK në aplikimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, të pacientëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit. Rekomandojmë SHSKUK të përgjysmojë të gjitha shërbimet dhe të ndalojë rreptësisht hyrjen e përcjellësve në reparte, shërbime specialistike dhe klinika. Përpjekja e madhe e përbashkët e derisotme mund të na shkojë huq për shkak të pakujdesisë së mos përmbajtjes së tri rregullave themelore, të cilat duhet të jenë përditshmëri e jona edhe pa pandemi, e që nënkupton: mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve me kujdes disa herë në ditë, për 20-30 sekonda”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e IKSHPK-së, raporton lajmi.net.

Theksojmë se në bazë të të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, deri më tani në vend janë 2 mijë e 169 të prekur me koronavirus, ku 36 prej tyre fatkeqësisht kanë ndërruar jetë, kurse 1 mijë e 47 kanë arritur që të shërohen. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.