Hidromorava

Rastet e politikanëve po zvarriten e parashkruhen – s’ka guxim për trajtim, po humb edhe buxheti

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Organizata joqeveritare të cilat bëjnë monitorimin e proceseve gjyqësore janë shprehur të shqetësuara sa i përket trajtimit të rasteve të politikanëve nga ana e gjyqësorit.

Sipas tyre, lëndët e zyrtarëve të lartë vazhdimisht po parashkruhen dhe se trajtimi i tyre është jo efikas, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë theksuar personat e rëndomtë po ndiqen për këto vepra më shpejt se sa politikanët dhe se kjo po e dëmton demokracinë e gjyqësorit, madje edhe po shkaktohen humbje të mëdha në buxhet.

Lavdim Makshana, nga Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se gjatë viti 2023 gjyqësori është karakterizua më trajtim jo efikas të rasteve të politikaneve për vepra të ndryshme penale.

Sipas tij, mosprocedimi i këtyre rasteve brenda afateve ligjore është krijuar perceptim te publiku për mungesë guximi nga ana e gjyqtarëve dhe prokuroreve për t’i trajtuar këto raste më efikasitet të plotë.“Instituti i Kosovës për drejtësi në vazhdimësi ka bere monitorimin edhe të rasteve të politikanëve që janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale dhe janë duke u hetuar apo gjykuar nga prokuroria dhe gjyqësori. Sikurse në vitet e më pashme edhe këtë vite gjyqësori është karakterizua më trajtim jo efikas të rasteve të politikaneve për vepra të ndryshme penale, mos procedimi i këtyre rasteve brenda afateve ligjore krijojnë një perceptim te publiku në mungesë guximi nga ana e gjyqtarëve dhe prokuroreve për t’i trajtuar këto raste më efikasitet të plotë”.

“Gjatë vitit të kaluar ish krye parlamentari Glauk Konjufca, iu ishte parashkruar një vepër penale ndërsa parashkrimi ishte konstatuar tek në vitin 2023. Për një rast tjetër penal ministrit të punëve të brendshme Xhelal Sveçla, iu është parashkruar një rast për veprën penale të holiganizmit gjatë protestave të Lëvizjes Vetëvendosje, në vitet e me hershme ky rast tregon edhe për trajtimin jo efikas të gjyqësorit të rasteve të politikanëve, së rastet e politikanëve nuk trajtohen më prioritet e plotë është parë në vazhdimësi nga ana e gjyqësorit nuk trajtohen njëjtë si rastet e qytetarëve të rëndomtë”, tha ai.

Makshana tha se në tri vitet e ardhshme rrezikojnë të parashkruhen disa vepra penale edhe të politikanëve të tjerë që janë duke u gjykuar, duke mos arritur kurrë ta marrin verdiktin final nga gjykata nëse kanë qenë fajtor apo të pafajshëm.

Mobi Casa

Ai ka thënë se trajtimi i lëndëve me jo efikasitet shkakton edhe humbje të buxhetit.“Një numër i madh i politikanëve ka vepra të ndryshme penale të cilat janë duke u trajtuar nga gjyqësori dhe prokuroria, nëse i shohim statistikat të cilat i kemi publikuar si IKD, në tri vitet e ardhshme rrezikojnë të parashkruhen disa vepra penale edhe të politikanëve të tjerë që janë duke u gjykuar nga rastet e tyre nga gjyqësori, ka deputet nga LVV, AAK, që rastet e tyre mund të parashkruhen në qoftë së gjyqësori nuk i trajton më prioritet”.

“Përveç që shkakton dëme së pari tek të akuzuarit, duhet ta kemi parasysh që gjyqësorit i shkakton edhe humbje të buxhetit, seancat duhet të mbahen, duhet të dërgohen ftesa, ka shpenzime procedurale që gjatë viteve përveç harxhimeve që behën prej gjyqësoreve dhe prokuroreve për ta ndjekur një rast të tille. Ka edhe shpenzime buxhetore për to, këta politikanë mbesin pa u gjykuar për shkak të vonesës apo për shkak të mos perceptimit të gjykatës për këto raste brenda aftëve të caktuara ligjore. Lëndët e tyre vjetërsohen dhe parashkruhen duke mos arritur kurrë ta marrin verdiktin final nga gjykata nëse kanë qenë fajtor apo të pafajshëm”, tha ai për EO.

Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL, tha se lëndët e korrupsionit të profilit të lartë, vazhdimisht po parashkruhen e që kjo sipas saj, nuk është në përputhje as me strategjinë të cilën e ka miratuar vet Këshilli Gjyqësor.Ajo tha se nga monitorimet që kanë bërë në vazhdimësi kanë parë që gjyqësori nuk ka pasur guxim të mjaftueshëm për të ndjekur persona me ndikim.

“Ne vazhdimisht e kemi monitoruar Këshillin Gjyqësorë por edhe gjykatat të cilat kanë lëndët e korrupsionit sidomos të profilit zyrtarë të cilat janë duke u ndjekur. Gjithashtu kemi parë vazhdimisht që kemi parashkrim të lëndëve dhe që kjo nuk është në përputhje as me strategjinë të cilën e ka miratuar vetë Këshilli Gjyqësor për t’i dhënë prioritet lendeve të korrupsionit. Siç e dimë korrupsioni është një fenomen mjaftë i pranishëm në vendin tonë e sidomos ndaj lendeve që kanë të bëjnë më profilin e politikanëve”.

“Duhet vazhdimisht të ndiqen dhe të shkojnë në procedura edhe më të shpejta, por jemi duke parë që gjyqësori nuk është duke pasur një guxim të mjaftueshëm për të ndjekur këtë person publikë, për shkak se kemi parë në rastet e fundit që kemi të parashtruara dy vepra e që kanë të bëjnë me dy politikanë të pozitës. Pra janë vepra që vazhdimisht po parashkruhen dhe që nuk janë në përputhje me strategjitë për luftimin e korrupsionit dhe për prioritizim të lëndëve të korrupsionit”.Ajo tha se këto mos ndjekje të këtyre veprave janë për shkak të rezultateve që nuk ka administrim të duhur të lëndëve nga gjykata.

Bunjaku ka thënë se këto vonesa janë të dëmshme dhe se personat e rëndomtë po ndiqen për këto vepra më shpejt se sa politikanët dhe që kjo nuk duket as pak mirë në publikë.

“Gjithashtu ne kemi parë se këto vonesa apo këto mos ndjekje të këtyre veprave janë për shkak të rezultateve që nuk ka administrim të duhur të lëndëve nga gjykata, sidomos të lëndëve të korrupsionit ndaj politikanëve dhe pastaj ndoshta është edhe mungesa e stafit administrativ brenda gjykatës. Aktakuzat nuk janë shumë ndoshta mirë të ngritura dhe kanë nevojë për përmirësime. Por që të gjitha këto ndikojnë që ky numër i veprave penale të parashkruhet më shpejt ndoshta se sa të filloj një proces gjyqësorë”.“Normalisht që kjo është e dëmshme, normalisht personat e rëndomtë po ndiqen për këto vepra më shojet se sa politikanët dhe që kjo nuk duket as pak mirë në publikë. Pra për publikun nuk po ofrohet një transparencë e njëjtë apo një gjykimi i shpejtë dhe efikas për të gjithë personat, individët të cilët janë të barabartë para ligjit. Andaj kjo normalisht që nuk përkon mirë me publikun dhe publiku është ai i cili do të vlerësoj edhe gjendje në të ardhmen sepse nuk është në përputhje dhe në linjë me të gjitha rregulloret dhe strategjitë të cilat janë të miratuar për luftimin e korrupsionit”, tha ajo për EO.