Rastet e pakta tregues se Kamenica nuk qëndron keq me shkeljen e të drejtave të njeriut
Kamenicë – Shemsedin Mustafa, tregoi për aktivitetin e zhvilluar nga Zyra e Avokatit të Popullit. Sipas tij nga Kamenica, kësaj zyre i janë paraqitur vetëm tri kërkesa për shkelje të drejtave të njeriut, që është një tregues, se nuk është gjendja e keqe me shkeljen e të drejtave të njeriut në ketë komunë.
Edhe në Komunën e Kamenicës u përkujtua kjo ditë, duke e organizuar një tryezë nga Koordinatorja e NJKDNJ -së, Nazmije Demolli – Kastrati.
Në këtë takim, pos kryetarit të komunës z.Begzad Sinanit, morën pjesë përfaqësues nga: Institucioni i Avokatit të Popullit, Shemsedin Mustafa, Komandanti i Stacionit Policor të Kamenicës, Nazif Hajrizi, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarë komunal, përfaqësues të OJQ-ve vendore, anëtare të Grupit të Grave të Kamenicës, koordinatorja e Handikos-it për Kamenicë, Hyrmete Morina dhe përfaqësuesi i Shoqatës së Pensionistëve.
Në fjalën e vet Begzad Sinani u përqendrua në përjetimin personal të shkeljes drastike të drejtave të njeriut që i kishte përjetuara në lëkurën e tij. Ajo, përvojë e hidhur e përjetuar, kishte ndikuar të jetë më i ndjeshëm ndaj shkeljes së drejtave të njeriut.
Shemsedin Mustafa, tregoi për aktivitetin e zhvilluar nga Zyra e Avokatit të Popullit. Sipas tij nga Kamenica, kësaj zyre i janë paraqitur vetëm tri kërkesa për shkelje të drejtave të njeriut, që është një tregues, se nuk është gjendja e keqe me shkeljen e të drejtave të njeriut në ketë komunë.
Kontribut me diskutime dhanë: z.Nazif Hajrizi, Sanije Hoda, Teuta Kastrati, Ibadete Ahmeti, Rifat Hajdari, Hyrmete Morina, Shaip Rexhepi dhe Sylejman Morina.
Nga diskutimet doli se duhet të respektohen ligjet në fuqi të cilat janë mjaft të avancuara, të ngritët vetëdija dhe përgjegjësia e atyre drejtuesve të institucioneve që shkelin të drejtat e njeriut, si dhe të informohen dhe vetëdijesohen qytetarët për ekzistimin e rrugëve ligjore për mbrojtjen e drejtave të tyre./rajonipress/


