ARKATANA

Rastet e dhunës në familje kanë shënuar një rritje të lehtë në këtë gjashtëmujor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Bazuar në numrin e rasteve të raportuara, dhuna në familje ka shënuar një rritje të lehtë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kështu është thënë sot në një takim të Mekanizmit Kundër Dhunës në familje në Gjilan.

Rritja e rasteve të raportuara tregon për një vetëdijesim të viktimave të dhunës sikurse edhe për një trajtim të tyre në mënyrë të dinjitetshëm nga institucionet përkatëse.

Lindita Salihu, koordinatore e Mekanizimit Kundër Dhunës në Familje, shprehet e kënaqur sa i përket bashkëpunimit të institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

ARKATANA

“Jam e kënaqur me bashkëpunimin ndërinstitucional brenda Mekanizimit përgjegjës në trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Trajtimi në mënyrë të dinjitetshme i viktimave ka ndikuar në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për raportimin e rasteve të dhunës, me çka është rritur edhe besimi në institucionet, të cilat merren me këtë problematikë të shëmtuar shoqërore”, ka thënë koordinatorja Lindita Salihu.

Përndryshe, në takimin e sotëm të Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje, janë prezantuar rastet e dhunës në familje për periudhën 6-mujore të këtij viti, të cilat, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kanë shënuar një rritje e lehtë në nivel lokal dhe rajonal.

Në funksion të përmirësimit të pozitës së gruas në shoqëri dhe mbrojtjes së familjes, Gjilani ka themeluar këtë Mekanizëm, ndërkaq më herët ka miratuar edhe Strategjinë Komunale kundër Dhunës në Familje./rajonipress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.