FITORJA

Rasmussen: Nuk kam dëgjuar që Prishtina e do FSK-në ushtri

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen e ka vlerësuar situatën në Kosovë si të përmisuar edhe pse thotë se ka ende shumë punë për t’u bërë.

Ai në një intervistë për Kohën Ditore, menjëherë pasi u kthye nga vizita në Kosovë, thotë që për momentin NATO-ja nuk do të zvoglojë numrin e ushtarëve të saj në Kosovë në misionin e KFOR-it, mision i cili tash ka dhjetë herë më pak sesa kur filloi në vitin 1999.

Mobi Casa

Shefi i NATO-s flet edhe për rëndësinë që ka marrëveshja politike e arritur në Bruksel për përparimin e mëtejmë në Kosovë. Ai thotë po ashtu se Forca e Sigurisë e Kosovës ka arritur pajtim lidhur me deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës se “FSK-ja do të bëhet ushtri e Kosovës”, duke thënë se “nuk ka dëgjuar deklarata të tilla”.

“Para së gjithash, më lejoni të nënvizoj se nuk kam dëgjuar deklarata nga autoritetet e Prishtinës të cilat japin indikacione se Forca e Sigurisë së Kosovës do të shndërrohej në ushtri. Unë do të prisja që kjo Forcë kosovare e sigurisë të vazhdojë të punojë sipas mandatit të saj të tashëm, të mbrojë popullatën civile, të marrë pjesë në ndërhyrje në rastet e katastrofave dhe në këtë aspekt FSK-ja ka ndëtuar kapacitete të vërteta dhe ka arritur progres”, ka thënë Rasmussen./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.