Fundamenti

Rasmussen: Nuk jemi okupatorë të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, tha sot se shpreson se Marrëveshja e Brukselit do të implementohet dhe se kjo do të shpie në përmirësimin e situatës në terren.

“NATO-ja është e angazhuar për të mbështetur zbatimin e Marrëveshjes dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar”, tha Rasmussen në një konferencë shtypi në Bruksel.

Ai i përgëzoi udhëheqësit nga Prishtina dhe Beogradi në vendosmërinë për të gjetur zgjidhje politike.

“Jam i kënaqur që të dyja palët kanë besim në NATO dhe në KFOR dhe se na shohin si garant i paanshëm të zbatimit të Marrëveshjes”, shtoi shefi i NATO-s, i cili hodhi poshtë akuzat se Pakti veriatlantik ka okupuar Kosovën.

“Kini kujdes, misioni i KFOR-it vepron në bazë të mandatit që ka marrë nga Kombet e Bashkuara, me pëlqimin e palëve në konflikt”, theksoi Rasmussen, pasi një deputet grek në Parlamentin Evropian e pyeti “për sa kohë NATO do të okupojë Kosovën”‘.

ARKATANA

Rassmusen përkujtoi se Parlamenti Evropian në disa rezoluta ka mbështetur misionin e KFOR-it si garantues të sigurisë në Kosovë.

“Pra, vështirë se mund të quhet okupim”, shtoi ai.

Shefi i NATO-s kritikoi ashpër mbështetjen në doktrinën e “fuqisë së butë”, të cilën e kërkojnë ata që mendojnë se kombinimi i përpjekjeve diplomatike dhe presioneve ekonomike japin rezultate më të mira se kërcënimi me forcë ushtarake.

“Të jemi të qartë, ‘fuqia e butë’ pa kërcënim me dhunë nuk është kurrfarë fuqie”, shtoi Rasmussen, për të cilin kombinimi i dy elementeve është receta më e mirë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.