Hidromorava

Rasmussen: Gjendja në veri- shqetësuese, s’ka ndarje të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bruksel – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka vlerësuar se gjendja në veriun e Kosovës është “shqetësuese” dhe i ka bërë thirrje të gjitha palëve që të gjejnë zgjidhje paqësore për konfliktin.

Ai ka theksuar se duhet gjetur zgjidhje politike, por duke përjashtuar ndarjen e Kosovës.

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, Rasmussen, ka thënë se është me rëndësi që në këtë çështje të shkohet hap pas hapi, derisa hapi i parë është krijimi i përparimit në dialogun Beograd-Prishtinë, nën ombrellën e BE-së.

Mobi Casa

Ai ka thënë se edhe në të ardhmen, NATO do të ketë një prani prej 5 deri në 6 mijë ushtarë në Kosovë.

“Unë kam thënë se për ndarje të Kosovës as që mund të flitet dhe është me rëndësi që që kjo të bëhet shumë e qartë për të gjithë në Ballkanin Perëndimor. Por, në këtë kuadër, është me rëndësi që qeveria në Prishtinë ta kuptojë rëndësinë e përfshirjes së të gjitha komuniteteve në politikë dhe jetën publike në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Rasmussen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.