Eko Higjiena

Rasim Vllasaliu hap ekspozitën personale “Retrospektivë”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Profesori i Artit Pamor, Rasim Vllasaliu, në Galerinë e Artit në Gjilan, në praninë e shumë qytetarëve, artistëve, profesorëve e familjarëve, ka hapur ekspozitën personale e titulluar ‘Retrospektivë’ .

Krijuesi Pamor – Grafik, Rasim Vllasaliu në këtë ekspozitë ka paraqitur 60 punime të krijuara përgjatë 40 viteve edhe atë në teknikat grafike, vizatime, dizajnë i tekstilit dhe dizajnë grafik.

Për këtë ekspozitë tani e një kohë të gjatë kishte interesim jashtëzakonisht të madh, kjo u vërtetua edhe në hapjen e kësaj ekspozite.

KKVITI

Për punën e Rasim Vllasaliut shumë nga të pranishmit të cilët morën fjalën e rastit u thanë fjalë miradie, duke theksuar se në grafikat e tij vërehen mjeshtëria e niansave tonale, vija sipërfaqja, struktura, ritmi në përgjithësi, ndërsa dritë -hija si dukuri e natyrës.

Krijuesi Pamor- Grafik, profesori Rasim Vllasaliu në fjalën e tij para të pranishmëve duke i falënderuar për ardhjen e tyre në këtë ekspozitë, Vllasaliu në pika të shkurta e ka përmbledhë krijimtarinë e tij duke falënderuar të gjithë kolegët dhe profesorët e tij që kanë kontribuar për të arriturat e tij. Në këtë ekspozitë ishte edhe drejtori për Kulturë, Rini e Sport./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.