Rasim Rahimi: Bashkimi në pranverë do të tregon futboll cilësor
Skuadra e Ligës së parë në futbollin e Kosovës, Bashkimi nga Koretini, ka përmbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e 15, nga 16 ndeshjet e zhvilluara ata kanë arritur tri fitore po aq barazime dhe pësuar 10 humbje, duke e përkeqësuar gjendjen e saj në tabelën e klasifikimit.
“Portokallinjët” e Koretinit, janë mobilizuar si asnjëherë më parë që t`i shpëtojnë më të keqes, për të mbetur në Ligën e parë të futbollit të Kosovës.
Trajneri i ri i kësaj skuadre, Rasim Rahimi, ka shpalosur synimet e skuadrës së tij në stinorin pranveror.
“Skuadra gjendet në pozitë të palakmueshme por dëshira e njerëzve që udhëheqin skuadrën dhe mbajnë gjallë këtë skuadër është që sa më shpejt të dilet nga kjo situatë dhe shpresoj se edhe kështu do të ndodh. Ne kemi filluar përgatitjet tani e dy javë në kushte ekstreme të vështira, pasiqë stadiumi ka qenë me balt, borë e ujë, por ne ja kemi arritur që në këto kushte dhe përkundër të ftohtit t`i arrijmë objektivat tona dhe për këtë jam shumë i kënaqur me angazhimin e të gjithëve”.
Se cilat janë të rejat në fondin e futbollistëve tek skuadra e Bashkimit, trajneri Rahimi ka bërë të ditur se janë duke punuar shumë në këtë drejtim.
“Kryesia ka arritur me një numër të madh të futbollistëve të arrijë kontakte, shumë futbollist janë në kampin tonë jemi duke i sprovuar dhe shumë shpejt do t`i bëjmë publike, kemi disa talent edhe pse ata janë të rinjë do ta bartin barrën kryesore në pranverë”.
Rasim Rahimi, ka treguar se skuadra e tij fazën përgatitore do ta vazhdojnë jashtë Kosovës.
“Janë shumë gjasat e mëdha që nga 6 shkurti të udhëtojmë me ekspeditën tonë drejt qytetit bregdetar në Durrës, që të kalitemi edhe më shumë dhe sigurisht do të zhvillojmë edhe ndeshje miqësore me skuadrat të cilat janë në përgatitje në këtë vend”.
Ish-futbollisti e tani trajneri, Rasim Rahimi, ka edhe një porosi për tifozët e klubit “Unikatët”.
” Do të bëjmë gjithçka që mos t’ju zhgënjejmë, do të japim më të mirën për ngjyrat e klubit dhe së bashku në këto momente të vështira do t’ja arrijmë qëllimin, pasiqë Koretini e meriton një sukses të tillë”./rajonipress/


